KLSH kap tenderat me shkelje

Author: | Posted in Albania No comments

KLSHKryetari  i komisionit ne Ministrine e Brendshme dhe tre anetare te tjere te komisionit te tenderave paditen penalisht nga ana e Kontrollit te Larte te Shtetit per shperdorim detyre.

Ky institucion deklaroi se ne menyre te jashteligjshme, ofertuesit me vlere te ulet jane skualifikuar nga komisioni ne nje tender. Ne Ministrine e Brendshme me objekt eshte kryer kontrolli per per zbatimin e ligjshmerise dhe rregullshmerise se ekonomise dhe finances, nga data 1 janar i 2011 deri ne 31 gusht 2012.

Per prokurimin publik u konstatuan shkelje te ligjit, ne fund te te gjitha procedurave te percaktuara, te kryera nga kryetari i Komisionit te Prokurimit publik dhe kabineti i tij.

Ne disa procedura prokurimi, Drejtoria e Pergjithshme e Zvillimit te Prokurimit te Perqendruar ne Ministrine e Brenshme, ka perzgjedhur disa operatore ekonomike te cilet kane paraqitur ofertat e tyre me vlere me te vogel sesa sesa ofertat e operatoreve te tjere pjesmarres. Keto te fundit kane paraqitur ankim admnistrativ prane Komisionit te Prokurimit te Publik ne lidhje me keto procedura.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit administrative te ketyre ankesave nga Ministria e Brendshme dhe sistemit elektronik te prokurimeve te Agjencise se Prokurimit Publik, doli ne pah se ky komision ka reaguar kunder rregullave te Prokurimit Publik, sepse ka skualifikuar ne kundershtim me rregullat e prokurimit te operatoreve ekonomike te cilet paraqiten ofertat e tyre me vlere me te ulet.

Demi ekonomik llogaritet ne 226,5 milinone leke 61.8 milione per proceduren e prokurimit  ‘Per sherbimin e gatimit dhe shperndarjen e ushqimit te repartit ushtarak 1001, Zall-Herr, dhe dhe 163.8 milione leke per procedure e prokurimit ‘Per sherbimin e gatimit dhe shperndarjen e ushqimit ne repartin ushtarak 1030 ne Poshnje’.

KLSH depozitoi gjithashtu nje kallezim penal ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor te Tiranes, per konsumin e vepres penale ‘Shperdorim i detyres’ per kryetarin e Prokurimit Publik, z. E.S dhe anetaret e tjere te ketij komisioni.

Similar Posts: