“Kleçka”, Supremja rrëzon kërkesën e mbrojtjes

Author: | Posted in Kosovo News No comments

fatmir-limaj-prangaEshte hedhur poshte kerkesa e avokateve mbrojtes te te pandehurve te ceshtjes “Klecka”, per lirimin e klienteve te tyre. Kjo eshte bere nga nje trup gjykues ne Gjykaten Supreme te Kosoves, kryesuar nga nje gjyqtar i EULEX.

Ky trup gjykues, i cili ishte i perbere nga 3 gjykates nderkombetare dhe 2 vendas, quajti si te pabaza kerkesat qe u paraqiten ne emer te Fatmir Limajt, Nexhmi e Naser Krasniqit dhe Naser Shales.
Kerkohej nga pala mborjtese rrezimi i vendimit qe u dha nga gjykata e shkalles se pare, e cila urdheroi ne 24 nentor te paraburgoseshin 4 te pandehurit per nje muaj. Megjithese u be publik kete te marte, vendimi i fundit i Gjykates Supreme eshte marre me date 12 dhjetor.

Gati nje jave me pare, kjo gjykate ka miratuar kerkesen e EULEX-it per  rigjykim te plote te ceshtjes “Klecka”, ku u perfshine pervec katershes edhe gjashte ish-pjestare te tjere te UCK-se.

Eshte kthyer ne gjykim lenda kunder 6 te pandehurve Behlul Limaj, Sabit Shala, Besim Shurdhaj, Arben Krasniqi, Refik Mazreku dhe Shaban Shala, te cilen jane akuzuar per krime lufte kunder civileve dhe te burgosurve te luftes.

Deklaratat dhe ditari i deshmitarit kryesor,Agim Zogaj, i njohur ndryshe si “Deshmitari X”, jane konsideruar si te pranueshme nga Gjykata Supreme. “Deshmitari X” eshte gjetur i vdekur ne shtator te 2011-es ne Duisburg te Gjermanise.

Similar Posts: