KFOR: Stop tensioneve në Kroin e Vitakut

Author: | Posted in Kosovo News No comments

barrikadat_KFORGjeneral-major Volker Halbauer, komandant i KFOR-it, shprehu zhgenjimin e tij ndaj zhvillimeve te fundit ne lagjen e Kroit te Vitakut, ne te cilin banoret serbe tentuan te pengojne shqipetaret te ndertojne shtepite e tyre.

Ne qofte se ndodhin perseri tensione, atehere do te mbahen pergjegjes, si kryetaret pergjegjes te komunave, ashtu edhe perfaqesuesit e komunitetit, pavaresisht etnise ose anetaresise partiake, deklaroi Halbauer.

Sipas Radio Televizionit te Kosoves, ushtaraku i larte, ka thene se KFOR-i nuk ka rol ne vleresimin e aspekteve ligjore ose politike per aktivitetet e ndertimit dhe rindertimit ne Kosove, por ai ka theksuar se duhet qe keto aktivitete te menaxhohen me frymen e pajtimit dhe dialogut.

Gjate nje vizite ne Mitrovice, gjenerali gjerman ka thene me tej se te gjithe aktoret duhet te permbahen nga cdo veprim qe mund te rrise tensione ose te coje ne dhune.

Serbet qe jetojne pertej ures se Ibrit, muajin e kaluar u mobilizuan me sistemin e tyre te alarmit qe te ndalonin punimet ne shtepite e shqipetareve.

Disa grupe serbesh kane qelluar me gure punetoret e kompanise qe ishte duke kryer punimet ne disa shtepi. Ata kane qelluar gjithashtu edhe policet kosovare qe ndodheshin ne Kroin e Vitakut.

Nje shperthim i fuqishem tronditi kete lagje muajin e kaluar. Policia tregon se nuk ka patur deme ne njerez ose materiale, por megjithese nuk dihen autoret qellimi i tyre ishte te frikesonin banoret shqiptare.

Disa ore pas shperthimit, me qindra serbe dolen per te protestuar ne veri prane ures kryesore ku kane shfaqur hapur qendrimin e tyre kunder shqiptareve qe u kthyen ne lagjen “Kroi i Vitakut”.

Lideri ilegal serb Kerstmir Pantic dhe organizatori i kesaj proteste, duke thene se shqiptaret nuk kane jetuar ndonjehere me pare ne veri, ftoi serbet edhe njehere per te kundershtuar perpjekjet e faktorit shqiptar dhe nderkombetar per vendosjen e shqiptareve ne ate zone.

Similar Posts: