Karta bashkiake e studentit, hapen 6 pika aplikimi

Author: | Posted in Economy, Kosovo News No comments

Celen aplikimet per karten bashkiake, me ane te se ciles studentet do te perfitojne nje sere sherbimesh jo vetem me cmime te reduktuara, por synohen edhe sherbime te caktuara me tarifa zero. Per t’u paisur me kete karte studentet duhet te kryejne aplikimin online ne 6 pikat e percaktuara.

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka bere te ditur gjate dites se djeshme se studentet mund te drejtohen zyrave te caktuara, si ajo ne sektorin e komunikimit dhe pritjes se qytetarit ne Bashkine e Tiranes, zrya prane rektoratit te Universitetit te Tiranes; prane rektoratit te Universitetit Politeknik; prane fakultetit Ekonomik; ne Universitetin Bujqesor te Tiranes, prane sekretarise mesimore ne Universitetin e Arteve.

Gjithashtu parashikohet qe brenda nje kohe te shkurter pikat e aplikimit do te hapen prane cdo fakulteti te ketyre Universiteteve, ne menyre qe studentet ta kene me te lehte dhe pa shpenzuar shume kohe per te aplikuar aty ku ndjekin studimet.

Teksa ka ndjekur nga afer nisjen e aplikimit online ne piken e hapur prane bashkise se kryeqytetit, kryebashkiaku Lulzim Basha ka bere te ditur: “Kapacitetet prodhuese te kartes jane te mjaftueshme per te garantuar prodhimin e te gjithe kartave per kontigjentin aktual te studenteve te universiteteve publike, ndaj tashme qe kemi edhe bazen e te dhenave nga keto universitete, te cilat konfirmojne cdo aplikim, dua ti bej nje thirrje cdo studenti dhe cdo studentje te ketyre 5 universiteteve te paraqiten prane rektorateve te tyre dhe se shpejti prane fakulteteve perkatese, ku do te shtrihet rrjeti i aplikimit online, per te marre kete karte. Aplikimi zgjat dy apo tri minuta. Karta prodhohet falas.

” Permes kesaj karte studentet do te sigurojne nje sere lehtesirash ne sherbimet e ndryshme publike dhe private qe ofrohen ne Tirane, qe nga Bankat, telekomunikacioni, transporti, supermarketet, njesite e sherbimit kulturor, kinemate, teatrot, sporti etj. Aktualisht eshte drejt permbylles marrveshja me bankat kryesore te kryeqytetit dhe kompanite celulare.

Sa i takon nivelit te sigurise Basha ka deklaruar me tej se: “Bera te ditur se karta  ka te gjithe elementet e nevojshem te sigurise dhe baza e te dhenave ku bazohet eshte dopio e sigurt, pasi bazohet mbi te dhenat qe posedojne te gjithe universitetet ku studentet jane te regjistruar.” Basha u beri thirrje studenteve qe te aplikojne per karten, procedure e cila kryhet online per disa minuta dhe eshte falas.

Similar Posts: