Kapet ne Vlore, kerkohej per vrasje ne Itali

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Aksioni i dyte ne Vlore pas kapjes se “syakulli-t”

I kerkuar ne Itali per vrasje eshte arrestuar ne Vlore Erion Canaliaj, me qellim ekstradimin e tij. Burimet zyrtare te policise se qytetit bregdetar bejne me dije se diten e djeshme eshte finalizuar me sukses operacioni i koduar “Arrezo” ku si rezultat u be e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit te shpallur ne kerkim nderkombtar, Erion Mynyr canaliaj, 25 vjec, lindur ne fshatin Sevaster e banues ne Vlore.

Ky shtetas eshte shpallur ne kerkim nga interpol Roma, pasi me date 19.10.2010 ne Arrezo, Itali ne bashkepunim me nje shtetas tjeter Arber Hoxha, i arrestuar dhe i gjykuar nga autoritetet Italiane, ka vrave me arme te ftohte (thike) nje shtetas rumun, dhe ka tentuar te vrase nje tjeter.

Gjithashtu ky shtetas ka kryer edhe vepra te tjera penale ne territorin Italian si “grabitja” dhe “posedimi i paligjshem i armeve te zjarrit”, vepra per te cilat eshte denuar me 30 vjet burg nga gjykata e Arrezos Itali, e cila ka leshuar nje urdher nderkombtar ndalimi per veprat penale te mesiperme.

Kapja e Canaliaj i krye nga sektori i Operacioneve Speciale dhe Sektori kunder Krimeve te Renda te Drejtorise Policise Qarku Vlore ne zonen e Skeles pas marrjes se informacioneve mbi vendodhjen e tij. Pritet ekstradimi ne Itali. Pak dite me pare policia e Vlores arrestoi Altin Hoxhen, i cili njihej me nofken Ali Islamajn, ose “njeriun me sy akulli”, i akuzuar ne itali per 50 grabitje.

Similar Posts: