Kafeja, ndryshon ligji për akcizën

Author: | Posted in Albania, Economy No comments

ekspresi-kafejaEshte miratuar nje ligj nga komisioni parlamentar me ane te votave te maxhorances, i cili duke njesuar akcizen per kafene rrit barren per ate te perpunuar ne vend. Akciza e kafese deri tani ka qene e diferencuar, 140 lek per kafene qe vjen nga importi dhe 35 leke per ate qe perpunohet ne vend.

Por me ligjin e ri, akcia u njehsua ne 140 lek per te dyja rastet, si per kafen e gatshme ashtu edhe per ate qe importohej. Rrezikohej mbijetesa e te gjithe biznesit te kafese ne vend, nga masa e cila rriste me gati 5 here me shume taksat per kafe qe perpunohej ne vend, duke e rikthyer keshtu tregun nen zoterim te importit.

Per kete arsye, qeveria ndryshoi perseri akcizen duke e ulur ate nga 140 leke ne 60 leke per kilogram, si per kafe qe perpunohej nga biznesi vendas ashtu edhe per ate te importit. Ky variant ishte perfundimtari qe u votua ne Kuvend, i cili edhe pse u duk si ulje, ne te vertete do te rrisi shume barren per prodhuesit vendas.

Per ta saktesuar, akciza per kafene e cila vjen e gatshme me ane te importit ulet me rreth 2.5 here, ndersa ajo per biznesin e perpunimet te kafese rritet me rreth 2 here. Kjo mase, thone perpunuesit, megjithese favorizon importin, do te kete efekte negative per biznesin vendas, i cili shton dhe vlere ne ekonomi me ane te reduktimit se dificitit tregtar, por edhe puneson me qindra punonjes.

 

Similar Posts: