“Jeta në politikë i përngjet aq shume xhunglës”

Author: | Posted in Culture No comments

Haber Akshami: -Zoti Malaj, ka kohë që nuk jeni dukur në faqet e rubrikës sonë, “Ju lutem mos e merrni seriozisht”, ku keni qenë gjithmonë i mirëpritur, pasi jo vetëm që e mermi shumë seriozisht, por jeni novator, me idetë dhe mesazhet që jepni për popullin jo oborrtar, d.m.th, për popullin, që nuk e tërheq pas qerreja e politikës oborrtare.

A mund të zgjidhni një pyetje për veten tuaj?

Arben Malaj: Me kënaqësi. Por para se të zgjedh pyetjen, më lejoni, t’iu përulem me dorë në zemër apo me zemër në dorë, për Iargpamësinë tuaj gjeniale, që dini t’i vini aq bukur pikat mbi “i” dhe t’i bëni lexuesit politikanë apo jo politikanë qofshin që t’iu bëhet mishi kokërr nga emocioni kur lexojnë faqet e rubrikës suaj.

Atëherë pyetja që do të doja t’i bëja vetes dhe që ia kam bërë shumë herë në heshtjet e mia ftilluese medituese, tip nirvana, all budiste, është kjo: çfarë do ti Arben Malaj në atë stan lepujsh ku bën pjesë dhe ku tundet vetëm një këmborë, ajo e dashit përçorë me emrin Edi Rama?

A më lejoni të përgjigjem Haber vëllai?

Haber Akshami: Jepi dhe ligjëro, zoti Malaj, mos ki as censurë e as autocensurë, se jemi të lirë të shkruajmë e të flasim çfarë të duam e si të duam, sa të kemi gjallë e me shëndet Doktorin tonë mendjendritur.

Arben Malaj: Atëherë mbaj vesh e dëgjo, bëje syrin pishë e veshët pipëz që të më ndjekësh deri në fund, se asnjëherë nuk i kam rrëfyer ndokujt këto që po të rrëfej ty, sonte në këtë natë të bekuar të lirsë së shtypit pa doganë, pa trarë e pa zarar…

Unë kam hyrë, siç thotë populli ynë sokol e azgan, në pyll pa sëpatë. Por nuk jam pishman, se të paktën pashë dhe shoh çdo ditë se ky pyll është mbushur dëng me kafshë të rrezikshme, që janë gati të shqyejnë njëri-tjetrin, për t’i bërë qejfin luanit, që vetëm tund kokën i gatshëm për të gëlltitur gjithçka. Pse hyra në këtë pyll, do të thoni ju?

Po ja, kurioziteti, magjia, flirti, joshja që është në thelb të politikës dhe që i bën politikanët t’iu ngrihen Ieshrat e kokës përpjetë nga emocionet e të panjohurës… Nuk e di nëse isha i qartë dhe pak a shumë i saktë, Haber vëllai, por kaq mund të them, asgjë më shumë apo më pak se kaq.

Haber Akshami: Cili është hobi juaj?

Arben Malaj: Të shoh dokumentarë me kafshë në xhungël. Jeta, sidomos në politikë, i përngjet aq shumë xhunglës, sa të mahnit me përafrimin. Në xhungël, kafsha më e fuqishme gëlltit atë më pak të fortë, kjo më të dobtën e kështu me radhë, një sistem zinxhir që bazohet mbi vuajten dhe mundimin e më të dobëtit. Pra, kënaqësia në xhungël arrihet vetëm duke i shkaktuar dhimbje tjetrit, tamam si në politikën shqiptare.

Haber Akshami: Cili është idhulli juaj politik?

Arben Malaj: Nuk e them se po të them për iksin i mbetet hatri ypsilonit apo zetës. Vetëm dua të them se më pëlqejnë politikanët që rrinë kaluar dhe nuk zbresin kurrë në tokë, nuk iu zënë këmbët dhë kurrë, duke e çuar popullin përpara, një shkollonë gjithmonë drejt horizontesh të ndritura të së ardhmes!…

Haber Akshami: Cili është ushqimi juaj më i preferuar?

Arben Malaj: Meditimi. Kur meditoj, harroj të ha, por ndihem i ngopur dhe i lumtur. Meditimin do t’iu rekomandoja si dietë votuesve të mi, që të ndihen të lumtur e të plotë edhe pa ngrënë e pa pirë, (jo për gjë, por thjeshtë që të mos ndihen të rënduar në stomak dhe në ndërgjegje), thjeshtë duke medituar për ngopjen dhe larminë e ushqimeve të servirura në pjatën imagjinare.

Haber Akshami: Ju falenderoj zoti Malaj që harxhuat pak minuta nga koha juaj flori e meditimit, për lumturinë e popullit e të atdheut (të asaj treve ku janë votuesit tuaj të nderuar).

Arben Malaj: Tëpaçame nder e më kuvet, miku im Haber, që më frymëzon për të hequr autoçensurën nga goja dhe nga shpirti dhe për të folur içik e troç, për të vërtetat që mbaj brenda zemrës dhe që do të doja të ishin pjesë e atyre që më duan dhe i dua. Faleminderit!

 

Similar Posts: