Jarinjë, tensionohet gjendja

Author: | Posted in Social No comments

Eshte tensionuar gjate mbremjes se djeshme situata ne piken kufitare te Jarinjes. Sipas agjencise Kosovapress, thuhet se ne vendngjarje jane pare police serbe dhe kreret e komunave ilegale paralele ne veri te Republikes se Kosoves.

Ato kane vazhduar edhe gjate mengjesit te sotem ku me dhjetra serbe kane vazhduar te aktivizojne alarmin duke thirrur ne vendngjarje te gjithe qytetaret e asaj ane. Me tej Kosovapress ka njoftuar se qytetaret serbe po aktivizojne alarmin pothuajse cdo ore neper zonat e ndryshme te veriut te Kosoves, duke perfshire ne listen e tyre edhe Mitrovicen, per te fituar sa me shume njerez ne Jarinje.

Nga ana tjeter drejtuesit e larte te institucioneve te ndryshme ne veri te vendit kane urdheruar punojesit e tyre te nderprejne punen dhe te shkojne ne pikekalimin e Jarinjes. Burime te tjera te Kosovapress nga veriu i Kosoves ne Jarinje kane bere te ditur se deri tani atje ndodhen rreth afro 200 qytetare te cileve po i udheheqin drejtuesit e Komunave ilegale ne veri te vendit dhe te cilet akoma po mbajne te bllokuar kufrin Kosove-Serbi.

Duke iu referuar te njejtave burime eshte thene se punimet ne pergatitjen e kufirit jane nderprere, pasi qyetetaret protesues kane sulmuar punetoret e kompanise serbe nga Novi Pazar i Serbise. Punetoret thuhet se kane braktisur punimet dhe jane larguar.

Mesazhi kryesor te cilet protestuesit duan te percojne permes kesaj proteste eshte se ata jane totalisht kunder vendosjes se kufirit mes te dyja vendeve kjo ne kuader te zbatimit te marrveshjes per menaxhimin e integruar e kufirit.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga ka denuar dhunen ne Jarinje.

IBM-ja ka garantuar stabilitet per te dyja shtetet.

Atifete Jahgaja, Presidentja e Kosoves ne nje deklarate per shtyp ka denuar dhunen dhe demtimin e objkteve ne pikekalimin kufitar te Jarinjes nga grupi i banoreve serbe. Ne fjalen e saj ajo ka theksuar se demtimi i objekteve kufitare dhe dhuna e ushtruar nga grupet e caktuara te cilet po perpiqen te pengojne vendosjen e rendit dhe ligjit eshte teresisht e papranueshme dhe aktet e tyre nuk kontribojne ne normalizimin situates ne komunat ne veriun e Kosoves”, theksoi ajo.

Nder te tjera Jahgaja beri te ditur se kjo dhune po pershkallzon situaten ne veriun e vendit dhe po demton perpjekjet e institucioneve te vendit gjithashtu dhe atyre nderkombtare per te vendosur rendin dhe ligjin atje.

“Marrveshja e arritur per Menaxhimin e Integruar te Kufirit granaton nje stabilitet ne te dyja vendet, dhe fuqizon sundimin e rendit dhe ligjit ne vendkalimet kufitare dhe mbi te gjitha ka per qellim te normalizoje marredheniet ndershtetrore”, perfundoi Jahjaga.

Ne perfundim te fjales se saj kryetarja e shtetit ka shtuar se marrveshja e arritur ndermjet Kosoves dhe Serbise te cilat po ndermjetsohen nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet te zbatohen sepse ndihmojne ne lehtesimin e jeteses mes qytetareve e te dyja aneve te kufirit.

Similar Posts: