“Japan Tobacco” hap zyrën në Kosovë

Author: | Posted in Economy No comments

Kompania-e-duhanit-japonezeNje nga kompanite e tregtimit dhe prodhimit te duhanit, “Japan Tobacco International” ka hapur diten e enjte zyren e saj edhe ne Kosove, kane bere te ditur mediat lokale. Ne kete ceremoni te perurimit ishte i pranishem edhe ministri Kosovar i Ekonomise, Besim Becaj, i cili eshte pyetur posacerisht nga gazetaret per qendrimin e qeverise kundrejt duhanit.

“Pozicioni i qeverise tone te Republikes se Kosoves ka per qellim te miratoje ligjje funksionale, ne harmoni me rregullat e Bashkimit Europian. Per te gjithe ne eshte ne interes shendeti publik, dhe njekkohesisht edhe funksionimi i ligjeve ne harmoni me Bashkimin Europian”, ka thene Ministri Becaj.

Nga ana tjeter perfaqsuesi i kompanise japoneze, Christian Cring ka shprehur mirenjohjen e tij per diskutimin e ligjit per duhanin ne radhet e qeverise Kosovare. “Ne si investitore u jemi mirenjohes autoriteteve te Republikes se Kosoves te cilet kane diskutuar hapur shqetesimet te cilat ne kemi ne lidhje me projektligjet e reja mbi kontrollin e duhanit dhe shpresojme se per kete ligj te zbatohen modelet efektive te Bashkimit Europian”, ka thene Cring.

Me tej Ministri Becaj ka paralajmeruar se shume shpejt ka per tu organizuar nje takim me komunitetin e biznesit per te diskutuar me hollesi shqetesimet per kete projektligj.

Similar Posts: