Jahjaga të jape dorëheqje

Author: | Posted in Politics No comments

presidentja-jahjagaSi akt moral ne menyre qe t’i permbahej marreveshjes qe e perzgjodhi ate, shoqeria civile sugjeron qe presidentja Atifete Jahjaga duhet te jape doreheqje ne menyre te denje. Ne kete rast po mungon presioni nderkombetar dhe dy lideret politike Hashim Thaci e Isa Mustafa cilesohen si fajtore per kete ngecje.

Presidentja Jahjaga u perzgjodh per te nxjerre vendin nga ngerci politik, jo per te qeverisur me teper se nje vit. Ata qe e  emeruan ne kete post po i bejne thirrje asaj qe te liroje vendin, por zonja Jahjaga ndihet e rehatuar ne postin e te pares se shtetit dhe nuk ka aspak ndermend qe te jape doreheqje.

Presioni i shumte nderkombetar sipas shoqerise civile do te jete zgjidhja e vetme derisa akuzojne partite politike per mungese vullneti per t’iu permbajtur marreveshjes politike qe zgjodhen Jahjagen si presidente. Avni Zogiani nga Cohu, shtyrjen e pergatitjeve per zgjedhjet e lidh me mungesen e presionit nderkombetar.

Ardian Arifaj nga KIPRED ka deklaruar se asnje parti nuk tregon interes qe kjo marreveshje te respektohet plotesisht. Driton Selmanaj, nga KDI-ja ka thene se partite politike duhet te largohen nga kjo gjendje e trazuar ne pozicione me te ngurta. Ai shtoi se ne Kosove duhet te krijohet standarti ku marreveshjet politike te respektohen dhe fajin ja hedh Mustafait e Thacit.

Ne baze te marreveshjes ne 2011 lidhur me lideret e PDK-se, AKR-se dhe LDK-se Atifete Jahjaga zgjidhet si presidente nga Policia e Kosoves, ndermjetesuar nga ish-ambasadori amerikan ne Prishtine, Cristofer Dell. Miratimi i nje rezolute nga kuvendi do te fuqizonte kete marreveshje, rezolute me ane te se ciles u krijuan dy komisione parlamentare, ai i reformes zgjedhore dhe ai I ndryshimit te kushtetutes, ne menyre qe vendi te bente zgjedhjet pas 6 muajsh ndryshimesh.

Kushtetuesja ka deklaruar se zonja Jahjaga mund te vazhdoje rolin e saj pasi ajo ishte zgjedhur nga votat e deputeteve per nje mandat 5-vjecar.

 

Similar Posts: