Jahjaga: Kufijtë janë të paprekshëm

Author: | Posted in Politics No comments

Atifete Jahjaga, Persidentja e Kosoves deklaroi hapur se ndarje te Kosoves nuk do te kete e as te Serbise as shkembime territoresh dhe as status per veriun e Kosoves. Atifete Jahjaga nenvizoi se persa i perket veriut te Kosoves nuk do te kete asgje me teper nga ajo qe ofron pakoja e Ahtisarit per ate zone.

Presidentja e Kosoves i ka dhene keto deklarime ne nje interviste per agjencine e lajmeve “Kosovapress”, dhe e pyetur edhe mbi takimin Thaci-Dacic, Jahjaga u shpreh pro dialogut me Serbine dhe e ka cilesuar ate si te vetmen rruge per zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Ajo theksoi me tej “Menyra me e mire nuk eshte vetem dialogu, por kjo eshte menyra e vetme te cilen ne si shtet i pavaruar dhe sovran do ta detyrojme Serbine qe te permbushe te gjitha obligimet e veta ndaj Kosoves dhe gjithashtu ndaj normave standarte nderkombtare. Pra une nuk shof ndonje zgjidhe tjeter”, theksoi Presidentja Jahjaga.

Sipas Presientes Afitete Jahjagam ky eshte procesi qe do te mund te normalizoje marredheniet mes Serbise dhe Kosoves, te cilat me pare ishin te veshtira dhe me pasoja shume te renda.

“Nuk shoh ndonje rrezik qe dialogu nga niveli teknik po avancon ne ate politik. Ajo qe eshte me e rendesishme se emertimi, teknik apo politik sigurisht qe eshte menyra e perfaqsimit dhe ne kete rast Republika e kosoves futet ne dialog si e barabarte me palen tjeter dhe si shtet sovran” shtoi Presidntja Jahjaga.

E pyetur edhe mbi reagimin e levizjes Vetvendosje kunder ketij dialogu dhe reagimit te policise ne protesten qe u bajt pak dite me pare dhe pati perleshje midis aktivisteve dhe forcave te policise, zonja Jahjaga deklaroi se askush nuk ka imunitet mbi ligjin dhe se askush nuk do te mund ta tejkaloje kompetencat perfundoi ajo.

Similar Posts: