Ivanov kundër Berishës dhe Thaçit

Author: | Posted in Social No comments

gjergje_ivanovGjorgje Ivanov, presidenti maqedonas, ka thene ne fjalimin e tij te fundvitit se akoma ekzistojne ne rajon persona me ide radikale, te cilet mendojne per shtete te medha.

Ai theksoi se deklaratat per shtete te medha perdoren vetem per perfitime politike. Megjithese nuk ka permendur asnje emer ne fjalimin e tij, presidenti maqedonas i percolli keto porosi ne adrese te Hashim Thacit, i cili u zotua se Kosova do te jete ruajtese e te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni, dhe ne adrese te kryeministrit Sali Berisha, ne lidhje me deklaraten e tij per te bashkuar te gjithe shqiptaret ne nje shtet.

Ivanon ka deklaruar se gjate ketij viti jane hedhur ne drejtim te Republikes se Maqedonise deklarata ofenduese dhe absurde nga disa politikane “kujdestare” nga vendet fqinje, per marredhenjet e tyre nderetnike dhe nderfqinjesore. Jo vetem ne Republiken e Maqedonise por kudo ne hapesirat tona, ka individe qe mendojne per mite dhe ide radikale per shtete te medha, vazhdon ai.

Ai u pergjigjet ketyre ideve duke perdorur nje thenie te te madhit Kalegri, nje prej eterve te Europes, i cili ka thene se mundesia e vetme radikale qe ekziston per zgjidhje te drejte dhe afatgjate per ceshtjen e kufijve te Ballkanit eshte heqja e atyre kufijve dhe jo ndryshimi i tyre.

Deputetet e opozites shqiptare bojkotuan ne Kuvend fjalimin e presidentit maqedonas. Deputetja e Rilindjes Demokratike Kombetare deklaroi se presidenti Ivanov eshte vetem presidenti i nje partie dhe jo i Maqedonise. Ai eshte president i VMRO-se dhe punon me direktivat e kryeministrit Gruevski. Gjithashtu Kreci tha se ai nencmoi historine e popullit tone duke mos pranuar te shkoje ne manifestimin qe u be ne Tirane me rastin e 100-vjetorit te shtetit shqiptar.

Nderkaq, ka reaguar disa here opozita maqedonase e ndodhur prezente ne salle, duke e akuzuar ate se eshte kthyer ne zedhenes te Nikolla Gruevskit.

Similar Posts: