Ish-ushtaret e UCK-se riveshin uniformen

Author: | Posted in Social No comments

Ish-ushtaret e UCK-se riveshin uniformen

Ish-pjesetaret e UCK-se veshen serish uniformen pas 14 vjetesh qe nga perfundimi i luftes, kjo si shenje proteste kunder arrestimit te ish-komandantit te ushtrise se UCK-se, Fatmir Limaj dhe 3 bashkeluftetareve te tij.

U caktua para pak ditesh masa per paraburgim nga EULEX per ish-komandantin Fatmir Limaj, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Krasniqi, te pandehur ne rastin ‘klecka’.

Rrahman Ramadani ish-ushtar I UCK-se deklaroi se kerkojne te lirojne moedomos ushtaret e Kosoves sepse jane te pafajshem. Shtoi gjithashtu se pergjegjes per krime te luftes jane persona te tjere dhe jo ata.

Disa nga protestuesit mbashin ne duar flamurin me simbolin e UCK-se, dhe disa te tjere mbashin pankarta ku lexohej qarte thirrjet e qytetareve ‘Liri per Clirimtaret’ dhe ‘Lufta jone e shenjte’. Ish-ushtar i UCK-se, Emin Gashi i brigades 161 deklaroi se protesta ishte organizuar per te denoncuar marrjen e vendimit per burgim te ushtareve te UCK-se nga EULEX. Ai shtoi gjithashtu se ata kane sakrifikuar jeten e tyre ne sherbimin dhe pavarsine se Kosoves.

Muharrem Xhemajli deklaroi se vendimi i percaktimit te mases per paraburgim nuk bazohej ne ligj dhe per me teper eshte tendencioz per te kenaqur orekset e Beogradit. Ai shtoi gjithashtu se Fatmiri se bashku me shoket kane qene gjithmone te gatshem te ballafaqohen me te keqen. Veprimi i EULEX sipas tij ishte anti-shqiptar dhe se ky mission ishte i pavlefshem.

Protesta zgjati rreth nje ore prane selise se EULEX-it, me pas protestuesit u larguan te qete.

Similar Posts: