Isa Mustafa: Çështja e veriut nuk zgjidhet me Serbinë

Author: | Posted in Culture No comments

Isa_MustafaIsa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, tha se meqe marreveshjet me Serbine po nxisin medyshje, qeveria duhet t’i sqaroje ato. Gjate nje interviste per Zerin e Amerikes, Mustafa deklaroi se ceshtja e veriut te Kosoves nuk mund te zgjidhej pa trysnine e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes mbi Serbine qe synon mbajtjen peng te Kosoves nepermjet veriut te saj.

Zgjidhja e ketij problemi, ne rradhe te pare ka te beje me krijimin e mirebesimit ne mes te institucioneve te Kosoves dhe popullates serbe e cila jeton ne veri te vendit. Ne nuk mund ta zgjidhim asnjehere problemin me bisedime me Serbine, sepse ata kurre sdo te pajtohen per te terhequr mbi 2 mije trupa qe kane atje, qofte MPB-se, qofte te sherbimeve te tyre informative, qofte te trupave te tjere te cilet i mbajne atje ne forme legale, apo ilegale per ne, ne pjesen e veriut te Kosoves, nese ate nuk e kane nje trysni nga BE dhe SHBA.

Nese ata do ta benin kete ne baze te nje deshire apo nje vullneti demokratik dhe te mirebesimit ose marredhieve te mira fqinjesore me Kosoven, atehere nuk do te krijonin kete situate qe eshte tani ne veri te vendit.

Ajo qe ne duhet te bejme tani eshte qe te vendosim vija komunikimi me popullaten serbe atje, jo me ane te strukturave te Serbise qe jane ne veri te vendit dhe ata te cilet jane dirigjuar nga ato struktura, qe te punojme ne zhvillimin ekonomik, social, arsimor dhe integrimin e asaj pjese, pasi kemi informata te cilat njerezit atje nuk jane te lumtur me ate qe po perjetojne nga trysnia e grupeve paralele te cilet veprojne ne veri dhe qe kryesisht jane per evazion fiskal, interesa ekonomike, per perfitime te ndryshme politike.

Fatkeqesisht, disa prej tyre jane te lidhur me nje pjese te tregtareve dhe keqberesve edhe nga popullsia shqiptare. Por menyra sesi un mendoj te vazhdojme bisedimet, mund te ulemi,te krijojme tensione te brendshme, te krijojme averzione te brendshme politike, kundervenie politike ne kuvend dhe jashte tij, por megjithate ne nuk mund t’a zgjidhim ate problem nese BE nuk eshte i perkushtuar dhe i vendosur per t’i bere trysni Serbise, qe te terheqe forcat paramilitare dhe forcat e tjera nga veriu i Kosoves, ka thene ai.

Isa Mustafa,duke folur per reformen kushtetuese, theksoi se reforma kushtetuese varet nga repsektimi i marreveshjes e cila solli ne krye te vendit Atifete Jahjaga, presidente.

Similar Posts: