Iraku pranë njohjes së Kosovës

Author: | Posted in Social No comments

Gjate pjesmarrjes ne takimin e Keshillit te Ministrave te Jashtem te Organizates se Bashkepunimit Islamik, Ministri i Jashtem i Kosoves, zoti, Enver Hoxhaj eshte takuar me Hoshyar Zebari, Ministri i Jashtem i Irakut.

Gjate takimit te tyre. Ministri i Jashtem i Irakut ka shprehur perkrahje nga Iraku per Kosoven e pavarur, dhe ai gjithashtu ka vlersuar progresin e arritur te Republikes se Kosves deri me tani qe pas shpalljes se pavarsise, ka njoftuar MPJ permes nje deklarate per shtyp.

Nder te tjera Hoshyra Zebari ka thene se autoritetet e Irakut jane duke i percjellur zhvillimet brenda Kosoves me nje vemendje te madhe. “Ne e dime qe shumica e vendeve Islamike dhe Arabike tashme e kane njohur pavarsine e Kosoves dhe ju po beni nje proces te madh persa i perket procesve te njohjeve”, ka theksuar Ministri i Jashtem i Irakut, zoti Hoshyar Zebari, dhe ku me pas ai ftuar Ministrin e Puneve te Jashtme te Kosoves te vizitoje Irakun.

Ndersa Ministri, Hoxhaj nga ana etij ka vene ne dijeni homologun e tij Iraken me zhvillimet me te fundit ne Republiken e Kosoves. Hoxhaj ka vazhduar me tej duke i thene homologut te tij duke vecuar fuqizimin e vazhdueshem te subjektivit nderkombtar te Kosoves, dhe i ka kerkuar Ministrit te Irakut Zebari qe shteti qe ai perfaqson te njohe dhe te kontriboje ne procesin e rendesishem te njohjes se Kosoves.

“Ne jemi shume te interesuar se per shkak te pozites se rendesishme qe Iraku ka, me nje tradite te gjate historike dhe si nje aktor shume i rendesishem politik ne pjesen e asaj bote, dhe qe jo vetem te kemi njohjen zyrtare nga ju por dhe vendosjen e marredhenieve diplomatike dhe te nje bashkepunimi te ngushte ne , tregti, kulture, shkence, ekonomi etj, ka thene Ministri Hoxhaj.

Similar Posts: