Investitorët e huaj bisedë me Berishën

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Investitorët italianë dhe amerikanë kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri në fushën e biznesit të energjisë dhe mjedisit, duke shfrytëzuar risitë dhe teknologjitë e reja që kontribuojnë në efiçencën e energjisë së përdorur.

Një gatishmëri e tillë u shpreh dje gjatë takimit që Kryeministri, Sali Berisha zhvilioi me një delegacion të sipërmarrësve amerikanë dhe italianë të kryesuar nga senatori amerikan Harns Mcdouel! III.

Në takim u bën një prezantim të ekspertizës së tyre kryesisht në fushën e efiçencës së energjisë për ndriçim apo ftohje. Kryeministri parashtroi rrethanat lehtësuese rregullatore dhe fiskale për zhvillimin e biznesit në Shqipëri, duke përmendur kuadrin lehtësues të sigurimit të lejeve e të licensave, mbrojtjen e investimeve direkte të huaja, tregun fleksibël dhe të kualifikuar të punës në Shqipëri, zhvillimin e zonave të lira ekonomike dhe regjimin fiskal të taksave të ulëta.

 

Similar Posts: