Integrimi i Serbisë, Fyle: Kosova kusht

Author: | Posted in Politics No comments

Shtefan Fyle, komisioneri i Bashkimit Evropian per zgjerim ne nje deklarate te tij ka thene se ceshtja e integritetit te Kosoves, si kusht per progres te Serbise, nuk duhej te ishte nje befasi. Ai gjithashtu ka ritheksuar se kete vendim e ka vendosur edhe grupi i kontaktit ne vitin 2005, dhe ku thuhet se nuk ka ndryshime kufijsh per Kosoven.

Pas mberritjes se tij ne Beograd Fyle ka prezantuar progresin per disa vende, kur nder to eshte edhe Serbia, kjo e fundit priste daten e fillimit te bisedimeve si nje vend kandidat per integrim.

Nderkohe Komisioneri i Bashkimit Ebropian Shtefan Fyle tha se kjo nuk ka te beje me statusin e Kosoves dhe ai ka qene teper i qarte duke deklaruar se, “ne nuk duam ndarjen e Kosoves”. Me tej gjate fjalimit te tij ai tha se ky definicion, eshte per te miren e te dy vedneve dhe ka te beje me sigurine se te dyja palet nuk do ta pengojne njera-tjetren ne rrugen e Bashkimit Evropian.

Shteti Serb tashme per vite te tera qe nga shpallja e pavarsise se Kosoves mundohet te gjeje formula pagezimi per kerkesat e BE-se, dhe me nje entuziazem teper te vecante dhe me pika te theksuara qe nga BE te mos i jape kushte Serbise per njohjen e Kosoves.

Ndersa ndarja ka qene nje ide e theksuar sidomos kohet e fundit ne shtetin Serb, ku vete kryeministri Ivica Dacic e konsideron ate si nje zgjedhje te vetme per te vazhduar me perpara.

Similar Posts: