Imuniteti, PS shuan cdo shprese per 6 gushtin

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

“Ju na njoftuat për një projektligj, për disa ndryshime të Kushtetutës, por neni kërkon dy gjëra:l) që t’ia shpërndani nismën e PS-së gjithë deputetëve; 2) ta përfshini në programin e punës”, – vuri në dukje Ruçi. Por kundrejt një kërkese të tillë erdhi dhe argumentimi i kryeparlamentares Topalli. Sipas saj, drafti do t’u shpërndahet personave të interesuar në bazë të rregullores.

Partia Socialiste ka mbyllur zyrtarisht cdo shprese per votimin me 6 gusht te ndryshimeve ne kushtetuese per heqjen e imunitetit. Nje vendim i tille u be publik dje nga ligjvenesit socialiste gjate seances se djeshme parlamentare.

Madje, pervecse mbajne nje qendrim te tille, socialistet kerkojne me insistim futjen ne rend te dites se propozimeve te PS-se lidhur me reformen kushtetuese per zgjedhjen e drejtuesve te institucioneve te drejtesise.

Qendrimi
“Ne s’kemi asnjë ekuivok në qëndrimin tonë për imunitetin. Duhet kufizuar dhe pikë. Do ta votojmë në seancë, dhe kjo s’ka asnjë dyshim, por jo më 6 gusht, siç do Saliu, jo pa bërë edhe procesin për paketën tjetër që kemi propozuar, sepse ne nuk mund të pranojmë që Kushtetuta të ndryshohet edhe në gusht, edhe në shtator”, – vuri në dukje deputeti i PS-së Armando Subashi gjatë fjalës së tij mbajtur në këtë seancë.

Njëkohësisht Subashi i mëshoi me forcë faktit se për PS-në tashmë çështja e imunitetit është mbyllur. “Akuza e Saliut se na qenka një grup miliarderësh në PS që pengojnë heqjen e imunitetit, është tallja e radhës.

Sot problemi i Shqipërisë nuk janë sipërmarrësit që janë zgjedhur deputetë, po kryeministri dhe ministrat, që janë bërë sipërmarrës”, – u shpreh deputeti i PS-së. Sipas tij, problemi i Shqipërisë nuk janë milionat e sipërmarrësve, që kanë hapur vende pune dhe kanë paguar rregullisht taksat për arkën e shtetit, por janë miliarderët në qeveri, që bashkë me biznesmenpt e oborrit i kane lene sipermarresit e tjere pa pune.

Kerkesa
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, ne fillim të seancës tij kërkoi që ligjvënësve t’u shpërndahet propozimi i socialistëve për ndryshimet Kushtetuese. “Ju na njoftuat për një projektligj, për disa ndryshime të Kushtetutës, por neni kerkon 2 gjera 1: qe t’ia shperndani nismen e PS-se gjithe deputeteve; 2: ta perfshini ne programin e punes”, – vuri ne dukje Ruci.

Por kundrejt një kërkese të tille erdhi dhe argumentimi i kryeparlamentares Topalli. Sipas saj, drafti do tu shperndahet personave te interesuar ne baze te rregullores.”Nga ky moment do të shpërndahet. Deri tani u është shpërndarë anëtarëve të Komisionit të ligjeve. Në bazë të Rregullores, do t’u shpërndahet të gjithëve” – sqaroi Topalli.

Similar Posts: