Imuniteti, Meta apelon pr zgjidhje

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ashtu siç gjeti konsensusin për reformën zgjedhore, një kërkesë e rëndësishme e BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat, kreu i LSI-së, llir Meta u bën apel partive politike të gjejnë të njëjtën gjuhë bashkëpunimi edhe për çështjen e imunitetit.

“Ne gjejmë rastin për të përforcuar apelin tonë për të ecur drejt një zgjidhjeje, e cila mbyll një kapitull dhe njëkohësisht hap një kapitull të ri të një konsensusi të përgjithshëm për të rritur transparencën dhe luftën kundër korrupsionit por njëkohësisht edhe për t’i vendosur realisht që të gjithë në pozita të barabarta para ligjit dhe përpara shkeljes së ligjit njëkohësisht.

Ne jemi të vendosur për të kontribuar në mënyrë pozitive për përmbushjen e të gjithë prioriteteve të cilat tashmë prej më se një viti janë bërë të ditura nga BE. Kjo në radhë të parë është në interes të vendit dhe natyrisht edhe të aspiratës integruese në BE”, – tha Meta në fjalën e tij gjatë analizës së LRI-së.

Në kuadër të angazhimit të LSI-së për të investuar në shërbim të kësaj alternative, Meta tha se mbështetet fort tek LRI dhe në përgjithësi tek rinia e Shqipërisë, e cila kërkon një ritëm më të shpejtë të integrimit.

Ai shprehu besimin se procesi i ripërtëritjes së LRI-së, do të ketë impaktin pozitiv dhe në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Unë besoj se i gjithë ky proces ripërtëritjeje, gjallërimi i LRI-së do të ketë impaktin e tij tepër pozitiv edhe në Konventën e ardhshme Zgjedhore të LSI-së por natyrisht edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 që do të jenë një test shumë i rëndësishëm edhe pëf LRI-në”, – tha kreu i LSI-së.

Similar Posts: