Imami terhiqet, anulohet emerimi i Kreshpanit

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ne kete shkrese ministri Imami deklaron se per nxjerrjen e urdherit te emerimit Ministria e Mbrojtjes eshte mbeshtetur ne praktiken e deritanishme te ndjekur midis ketij institucioni dhe Presidences.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, eshte terhequr nga vendimi i tij per emerimet e bera ne krye te Forcave Detare. Reagimi ka ardhur mesditen e djeshme, kur me ane te nje njoftimi per mediat Ministria e Mbrojtjes ka revokuar urdherin per emerimin e Fedinand Kreshpanit si komandant i Forcave Detare.

Nderkohe ajo sqaron se aktualisht Komanda e Forcave Detare do te drejtohet nga zevendeskomandanti. Reagimi i ministrit Imami ka ardhur vetem nje dite pas letres nga Presidenca, e cila kerkonte shpjegime per kete emerim pa dijenine e Presidentit Topi. 

Letra e Imamit

Minsitri Imami ne pergjigje te shkreses se sekretarit te pergjithshem te Presidences, Aleksander Flloko, ka sqaruar dje nepermejt nje shkrese zyrtare drejtuar Presidences qendrimin e Ministrise se Mbrojtjes persa i perket emerimit te komandantit te Forces Detare.

Ne kete shkrese ministri Imami deklaron se per nzjerrjen e urdherit te emerimit Ministria e Mbrojtjes eshte mbeshtetur ne praktiken e deritanishme te ndjekur midis ketij institucioni dhe Presidences. “Per nxjerrjen e urdherit te emerimit Ministria e Mbrojtjes eshte mbeshtetur ne praktiken e deritanishme te ndjekur nga dy institucionet tona.

Ministria e Mbrojtjes me shkresen nr.1832 me 22.02.2005 propozoi emerimin e komandantit te Forces Detare, kapitenin e rangut i Kristaq Gerveni. Ish – Presidenti i Republikes Alfred Mosiu me dekretin nr.4494 me 28.02.2005 emeroi Kapitenin e rangut Kristaq Gerveni Komandant te Forces Detare”, – thekson Imami.

Me tej ministri i Mbrojtjes thekson se emerimi i Kreshpanit u be ne zbatim te nenit 19 pika 13 te ligjit nr.8671, date 26.10.2000. “Per pushtetet dhe autoritetet e komandimit e te drejtimit strategjik te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar. Ministria sqaron se mbeshtetur ne nenin 21 te ligjit nr.9171, date 22.01.2004 “Per gradat dhe karrieren ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise” eshte ngritur komisioni i vecante i karrieres, i cili po shqyrton oficeret per grada madhore.

“Ne rastin me te pare pas perfundimit te procedurave te shqyrtimit nga ky komision do t’ju percillen kandidatet perkates per gradim ne graden “kunderadmiral” dhe emerimin ne detyre te Komandantit te Forces Detare”, – thuhet ne pergjigjen e Imamit ndaj kerkeses se Presidences.

Ne perfundim te shkreses ministri Imami thote se Ministria e Mbrojtjes po shqyrton pergjegjesite administrative te personelit te saj. Dy dite me pare Presidenti Bamir Topi kerkoi shpjegime nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami per proceduren e ndjekur per emerimin e Ferdinant Kreshpes ne krye te flotes Detare.

Sekretari i pergjithshem i Presidences, Aleksander Flloko, i shkruante Ministrise se “kreu i shtetit kerkon nje arsyetim te vendimit te ministrit Imami per kete emerim, qe eshte konsideruar nga media dhe opozita si shkelje e hapur e Kushtetutes”.

Alfred Mosiu

“Kjo eshe nje shkelje shume e rende  dhe e padegjuar me pare gjate ketyre viteve te demokracise ne Shqiperi. Kjo shkelje e Kushtetutes ne mynyre flagrante tregon se shteti ligjor po bie drejt renies.

Por edhe Presidenti duhet ne nderhyje energjikisht, ku me e vogla ai duhet te kerkoje shkarkimin e ministrit te Mbrojtjes.

Edhe Kryeminsitri gjithashtu. Nuk e di sa eshte ne dijeni te ketij problemi, por ai sduhet te lejoje ne asnje mynyre nje gje te tille. Keto veprime jane deskredituese per shtetin Shqiptar.”

Similar Posts: