“I shkreti Djall”

Author: | Posted in Kosovo News No comments

I shkreti, i ziu ose i mjeri janë epitetet për Milanin, të shprehura nga tifozët e skuadrave të tjera, të cilët nuk arrijnë më as t’i shikojnë për së largu si rivalë. Milani humb për herë të tretë radhazi dhe kjo humbje shoqërohet me një mori statistikash negative.

Me sa duket, është çështje orësh që koka e turkut ‘ Allegri” të mos jetë më në drejtimin e skuadrës. Allegri, pas disa episodesh me të cilat donte të bënte revolucion në skuadër, të cilat rezultuan “efikase” në kufijtë e katastrofës për këtë skuadër, duket se do të jetë ai që do të paguajë për të tërë. Idetë e trajnerit çuan në largimin e Pirlos, Cassanos, Sedorf etj. Ai donte të bënte

një revolucion taktik në skuadër dhe të mbante bazat e saj duke kërkuar të njëjtin stil loje, por me synimin e rinimit të ekipit. Berlusconi për të rregulluar bilancet, shiti edhe Ibrën me Tiago Silvën dhe atëherë shkatërrimi ishte i pashmangshëm. Vlera e përfituar prej tyre nuk shkoi për riforcimin e ekipit dhe kaq mjaftoi për të parë një Milan në fund të tabelës.

Me gjithë përpjekjet taktike të Allegrit, Malaga meritoi fitoren duke dominuar tërë ndeshjen. Milani qëndroi në pritje me një «katenacho» të dëshpëruar, duke na dhënë idenë e një skuadre që luan me 9 lojtarë kundër tjetrës me 1 1.

Asgjë e mirë nuk parashikohet edhe në ndeshjet në vazhdim, skuadra është futur në një rreth vicioz nervozizmi, nga i cili nuk mund të dalë pa një shkundje të fuqishme, pa një trajner karizmatik që të bëjë të dalin të paktën nga niveli i mëshirës së kundërshtarëve.

Juvja, nga ana e saj, rrezikoi të prishte vazhden e moshumbjeve me një ekip thuajse diletant si ai i Nordsjaelland, të cilit para kësaj ndeshjeje zor se ia dinte njeri emrin. Pjesën e parë të ndeshjes, Nordsjaelland madje arriti edhe ta dominonte lojën. Në pjesën e dytë Juventusi dominoi, por pa qenë konkret. Ishte si gjithmonë Vuçiniç që i shpëtoi fytyrën Zonjes se Vjetër, e cila duket se e kishte marrë shumë lehtë këtë ndeshje duke e nënvlerësuar ekipin qa kishte përballë.

Megjithatë, sinjali erdhi i fortë dhe i qartë. Seria A dhe Champions janë Seria A dhe Seria B, Juvja ne kampionat dominon vërtet, por në Champions duket krejtësisht e ridimensionuar dhe ëndrrat për një fitore në këtë kompeticion janë si ato ëndrrat e mëngjesit që kur zgjohesh nuk mban mend asgjë, përveç shijes së keqe që të kanë lënë.

Ndeshjet e tjera të Champions dhuruan gjithashtu emocion dhe gazeta spanjolle “As” titullin e parë sot kishte: Real Madrid Kaput! Mourinjo per herë të parë humbet në transferte ndaj një Borussie të shkëlqyer. Të rinjtë e ekipit gjerman luajtën me eksperiencën e një ekipi qe nuk pritej të kishte një cilesi tillë, anasjelltas episodi i Peps bëri që Reali t’i dhuronte një gol Borussies, një gjë e tillë në Champions zakonisht rezulton fatale. Manchester City gjunjëzohet nga Ajax dhe Psg falë të zakonshmit Ibra + Menez siguron fitoren.

Similar Posts: