Haxhinasto: Procedura e privatizimit vetem ne 100 dite

Author: | Posted in Economy, Kosovo News 2 Comments

Procedura për privatizimin e objekteve dhe ndërmarrjeve shtetërore do të shkurtohen me rreth 50 ditë. Në kuadër të përshpejtimit të procesit të privatizimeve si dhe rritjes së transparencës, dje Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, i kërkoi drejtorëve të shoqërive publike në rrethe që procedurat e privatizimit të përshpejtohen nga 150 në 100 ditë.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim Haxhinasto tha se institucioni që ai drejton eshte ne proces vieresimi gjithë procesit të privatizimit të aseteve kombëtare, duke rritur në këtë mënyrë transparencën dhe zbatimin e afateve të procesit.

“Ministria e Ekonomisë ka si qëllim eliminimin e të gjitha vonesave burokratike në hallkat e procesit të privatizimit. Falë një studimi do të realizohet shkurtimi i kohës së nevojshme për privatizim nga 150 ditë pune në 100 ditë pune”, – theksoi Haxhinasto.

Gjthashtu ai shtoi se janë në proces privatizimi Alpetroli, HEC-et “Bistrica 1”, “Bistrica 2” dhe ai i Shkopetit, ndërsa 1300 objekte të tjera ose janë në proces ose janë të gatshëm për të hyrë në procesin e privatizimit. Ministri i METE- s, garantoi se çdo hallkë e këtij procesi do të jetë në përputhje me ligjet e vendit dhe për këtë kërkoi edhe angazhimin e degëve të prokurimeve publike në rrethe, prefekturave dhe zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

“Një objekt i rëndësishëm do të jetë futja e informatizimit në këtë proces me qëllim që qytetarët të monitorojnë çdo hallkë të procesit dhe të kemi një transparencë maksimale në çdo hallkë për privatizimit të aseteve”, – shtoi ai.

Ministri Haxhinastoi gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve të interesuar per privatizimin e asteve qe te denoncojne çdo rast shkeljesh të vonesave si pranë autoriteteve të zbatimit të ligjit ashtu edhe pranë METE-s me qëllim që vlerat kombëtare të jenë një impuls i rëndësishëm në zhvillimin e vëndit dhe jo të përbëjë akte korrupsioni.

Në zbatim të paketës ligjore të privatizimit të miratuar nga qeveria, në procesin e privatizimit pronarët e e truallit kane prioritet absolut. Përfituesit pagesën e objektit të ngritur mbi truallin e tyre e kryejnë, 20 për qind me lekë dhe 80 për qind me letra me vlerë dhe bono privatizimi.

Në zbatim të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, pronarët e truallit të shumë objekteve shtetërore kanë dërguar kërkesat e tyre për privatizim në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikes, e cila ne zbatim te akteve ligjore per privatizim ne institucionet e varesise administrative.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by ARBEN
  2. Posted by ARBEN