Hasenau: Kosovë-Serbi, si dy Gjermanitë

Author: | Posted in Politics No comments

Michael Hasenau numri dy i ambasades gjermane ne Beograd ka propozuar modelin e dy Gjermanive per bashkepunimin mes Kosoves dhe Serbise. Gjate nje takimi me gazetare Hasenau ka vlersuar te domosdoshme qe Serbia ta njohe pavarsine e Kosoves si parakusht per normalizim te raporteve mes dy vendeve.

Me tej ai ka thene se edhe dy Gjermanite per 20-vjet nuk e kane njohur njera-tjetren, por pavarsisht kesaj ato jane ulur prane njera-tjetres ne OKB. Keshtu qe edhe Serbia me Kosoven mund te ulen per te diskutuar raportet mes tyre, dhe te anashkalojne fillimisht ceshtjen e njohjes se pavarsise”, theksoi Hasenau.

Me tej ai ka thene se do te ishte mire nese dy vendet do te hapnin zyra ne kryeqytetet perkatese, dhe te cilat nuk do te ishin ne nivelin e ambasadave por ato do te sherbejne si ura komunikimi.

Ndersa nje dite m pare Kuvendi i Kosoves ka miratuar me 68 vota pro, 4 absenim dhe 3 kunder rezoluten per normalizim mes marredhenieve me Serbine. Kjo rezolute ishte nje propozim i Partise Demokratike te Kosoves dhe ne kohen e votimit te pranishem kane qene 98 deputete te Kuvendit te Kosoves.

Similar Posts: