Haradinaj takon Kurtin

Author: | Posted in Politics No comments

Ka zjatur me shume se nje ore takimi i dy liderve opozitare Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtit. Ndasia e madhe midis liderit te partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Levizjes Vetvendosje jane qendrimet e tyre karshi zhvillimit politik e ekonomik ne Kosove.

Albin Kurti i beri ftese zotit Haradinaj per tu bashkuar rreth misionit per rrezimin e qeverise se kryeministrit Thaci, ndersa nga ana tjeter Ramush Haradinaj i beri te ditur Kurtit se qellimi i partise qe ai drejton eshte afrimi me partine ne pushtet ne dobi te shtetit dhe ne te miren e tij.

“Ne jemi shprehur qarte se qendrimi jone dhe se cfare lloj afrimi, bashkepunimi dhe kolacioni me partine ne pushtet dhe me kete qeveri nuk eshte aspak ne te miren e Kosoves. Sa dit kalojne nga kjo qeveri qe qeveris aq dit jane ne te keqen e kosoves.

Ne i beme nje ftese zotit Haradinaj qe sebashku te bashkerendojme punen opozitare ne menyre qe sa me pare te largojme kete qeveri dhe qeverisjen e tyre”, ka deklaruar kreu i Levizjes Vetvendosje, Albin Kurti.

“Ne kete ane une provova qe te sqaroja argumentat e mia edhe pse kam marre nje drejtim te tille, qe te perafrohem me partine ne pushtet”, ka thene Ramush Haradinaj. Sipas Haradinajt është në pikëpyetje  bashkimi i mundshem i Levizjes Vetvendosje me AAK-ne, kjo dhe per faktin se dallojne shume ne programet qe kane.

Takimi midis Kurtit dhe Haradinajt eshte bere ne kuadrin e takimeve qe ish-kryeministri Kosovar nisi me kryetaret e partive politike ne Kosove dhe rajon pas kthimit nga Haga.

Similar Posts: