Haradinaj kthehet në Kosovë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Gjykata e Hages ka shpallur sot te pafajshem ish-Kryeministrin dhe ish-komandantin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves si dhe dy ish-bashkeluftetaret e tij. Ai eshte pritur ne Republiken e Kosoves si nje Hero i vertete.

Ate e kane pritur ne areoportin e Prishtines Kryeministri Hashim Thaci dhe zyrtaret e larte te qeverise. “Ky vendim qe u dha nga Gjykata e Hages sot ka treguar se lufta e Ushtrise Clirimtare te Kosoves ishte nje lufte e drejte.

Gjithashtu diten e sotme eshte konfirmuar besimi jone ne drejtesine si dhe respekt ndaj standarteve nderkombtare”, ka deklaruar kryeministri i Republikes se Kosoves zoti, Hashim Thaci ne nje fjalim te shkurter per mediat.

“Une kam jetuar me te gjithe ju jam gezuar per fitoret e Republikes se Kosoves edhe pse kam qene larg. Por gjithashtu jam teper i gezuar qe nderkombtaret e kane gjykuar dhe cilesuar si te drejte rrugen tone per liri”, ka theksuar nga ana e tij ish-kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj si dhe ish-komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Lirohet Ramush Haradinaj

Gjykata Nderkombtare per Krime Lufte ne Ish-Jugosllavine, ka shpallur sot te pafajshem ne te gjitha pikat e aktakuzes te ngritura ndaj, ish-luftetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Ish-Komandantin, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balaj.

Ky vendim nga trupi gjykues ne Gjykaten e Hages u shpall mengjesin e se enjtes. Lidhur me vendimin e dhene nga to, trupi Gjykues ka thene se Prokuroria nuk ka dhene ndonje deshmi bindese lidhur me akuzen e te tre te akuzuarve se gjate viteve te luftes ne Kosove kane kryer krime lufte.

Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, jane rigjykuar pjeserisht ne gjykaten e Hages nen akuzen e “trajtimit mizor, torturim si dhe vrasje te burgosurve”, ne ate qe mbante emrin kampi ushtarak i Jabllanices gjate viteve te luftes ne Kosove perkatesisht gjate vitit 1998.

Ne fshatin Gllogjan te Decanit ku dhe banon familja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj e kane pritur kete lajm me nje ankth te madh, dhe ne kohen kur ata kane degjuar gjykatesit qe shpallen te pafajshem te akuzuarit gezimi i tyre ka qene teper i madh sa nuk arrijne te japin shpjegime lidhur me te.

Babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj nuk ka mundur te ndaloje dot lotet e gezimit dhe ku me pas kerkoi dhe ndjese per median qe e filmonte. Hilmi Haradinaj deklaroi se eshte teper i lumtur qe djali i tij dhe dy ish-bashkeluftetaret e tjere u shpallen te pafajshem.

Pe te uruar familjen Haradinaj menjehere ne kullen e tyre kane mberritur qytetare te shumte dhe bashkvendas te cilet uruan ato. Ne Gllogjan te Decanit shpallja te pafajshem per ish-luftetaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves eshte pritur me muzike popullore dhe ne kete dite gezimi per te gjithe to jane degjuar edhe te shtena armesh.

Ndersa pak me tutje ne qendren e Decanit qytetaret te cilet ishin te shumte ne numer ishin mbledhur perkatesisht per te festuar se bashku vendimin e drejte te Gjykates se Hages qe shpalli te pafajshem ish-luftetaret e UCK-se.

Qytetare te Decanit por edhe ne qendra te tjera te qyteteve ne Kosove ishin mbledhur mengjesin e se enjtes qe te percillnin permes ekraneve gjigande shpalljen e verdiktit te Gjykates Nderkombtare te Hages.

Similar Posts: