Haradinaj: Kosoves I nevojitet nje gjenerate e re

Author: | Posted in Politics No comments

Ramush Haradinaj kryetari i AAK-se, deklaroi se situata ne Kosove eshte tejet e rende dhe nevojitet perkushtimi i te gjitheve per te cuar vendin drejt zhvillimit.

Zoti Haradinaj ka deklaruar nga Gjilani gatishmerine e tij  dhe te AAK-se ne rritjen e kontributit te permiresimit te Kosoves.

‘Perpara Kosoves eshte nje epoke e re, ajo e integrimit ne BE dhe Nato, per te cilen nevojitet nje gjenerate e re qe te ndihmoje Kosoven ne kete proces’, ka thene Haradinaj.

I kthyer para pak ditesh nga gjykata e Hages zoti Haradinaj nepermjet nje marreveshje me kryeministrin Hasim Thaci, shpreson te marre drejtimin e qeverise ne vend.

Haradinaj ka deklaruar per ‘VOA’-n se ideja eshte qe Thaci te terhiqet nga pushteti dhe se nk mund te kete oferte tjeter. Ai shtoi gjithashtu se per te ruajtur stabilitetin e vendit dhe per te vazhduar me nje rendiment normal, kjo eshte zgjidhje e vetme pasi koha deri ne zgjedhje eshte shume e shkurter.

‘Deri ne zgjedhje duhet bere shume pune qe ato te jene te mira dhe procesi duhet te jete sa me cilesor. Eshte nje investim qe behet tani per zgjedhjet e ardhshme’, deklaroi Haradinaj.

Te premten ai u takua me kreun e PDK-se, zotin Hashim Thaci, ku bisedimet zgjaten pothuajse nje ore, por ne fund rezultoi se ata nuk kishin folur mbi ceshtjen e koalicionit qeveritar. Ata deklaruan se kishin folur rreth ceshtjeve aktuale qe kane lidhje me dialogun Prishtine-Beograd, per ceshtjen e integrimit te Kosoves ne BE dhe per reformen elektorale.

Dje Haradinaj mbajti nje takim me kryetarin e LDK-se , Isa Mustafa me te cilin u pajtua per te arritur nje bashkepunim ne interes te Kosoves.

 

 

Similar Posts: