Haradinaj: Gati të punoj me të gjithë

Author: | Posted in Politics No comments

Gjate dites se premte, ish-komandanti i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ai eshte i gatshem per bashkepunime me te gjithe faktoret te cilet deshirojne te cojne Kosoven perpara.

Ai e ka bere kete deklarate gjate seances se Kuvendit te Kosoves, i cili ishte i organizuar psacerisht per te, ne nderim te tij si dhe dy bashkeluftetareve te tij Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. “Duta te theksoj se une do te jeme shume i kujdeshem te punoj me te gjithe ju, ne te miren e vendit tone te krijojme nje jetese me te mire dhe standarte europiane, me nje demokraci akoma me te mire dhe nje funksionim te shtetit per te gjitha problemet qe shqetesojne qytetaret e Kosoves”, deklaroi Ramush Haradinaj ne fjalen e tij gjate seances pleanre te organizuar enkas per te.

Kryetari i AAK-se u shpreh i vetedijshem se, “kjo nuk do te jete e lehte, ashtu sikurse nuk ka qene deri me tani”, por ai foti ligjvenesit qe, “ta ndjejne veten akoma me te forte, sepse ata tashme kane edhe nje koleg qe do te punoje me ta”.

Aktivitetin e tij para fjalimit ne seance Haradinaj e ka nisur duke bere homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, si dhe tek shtatorja e ish-luftetarit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, Zahir Pajaziti.

Nder te tjera ai eshte pritur edhe ne nje takim nga presidentja Atifete Jahjaga. Ndersa ne pronocimet ne media Ramush Haradinaj nuk ka folur per qendrimet e tij qe pritet te mbaje partia qe ai drejton kundrejt kolaicionit qeveritar, por ai ka theksuar se do te angazhohet plotesisht per nje qeverisje me cilesore ne Republiken e Kosoves.

“Une do te jeme i gatshem te bashkepunoj me kedo per te sjelle nje model te ri qeverisje, nje model te ri per zhvillim te vendit. Kjo kuptohet qarte se kete mund ta bejme vetem ne rast se te gjithe ne do te angazhohemi per nje cilesi me te mire jetese per vendin tone”, tha Haradinaj.

“Republika e Kosoves eshte nje sifde, duke qene nje shtet i ri dhe nje demokraci e re. Ne nuk rrezikohemi me, pasi jemi nje shtet, por cilesia e shtetit, demokracia dhe zhvillimet e brendshme te tij mbeten nje sifde. Prandaj te gjithe ne do te punojme se bashku”, ka shtuar ai.

Similar Posts: