Grubjeshiç: Të zbatojmë paktet me Kosovën

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Suzana_GrubjeshiçSuzana Grubjeshic, ministre serbe e Integrimit, deklaron se vendi i saj, ne qershor te vitit te ardhshem, mund te marre daten per nisjen e negociatave per anetaresimin ne BE. Realizimi i kesaj, thote Grubjeshic, mund te behet nese Beogradi Zyrtar vazhdon bisedimet dhe reformat me Prishtinen per te normalizuar marredheniet dypaleshe.

Kushti politik me i rendesishem qe i vihet Serbise nga BE-ja, eshte se duhet vazhduar procesi i normalizimit te marredhenieve me Kosoven, ka thene ministrja. Duke iu pergjigjur pyetjes se cfare duhet te beje Serbia ne kete drejtim, ajo ka theksuar se duhet te zbatohen te gjitha marreveshjet qe eshte rene dakord me Kosoven.

Te dy palet kane nisur zbatimin e marreveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufijve ne pikat e Jarinjes dhe ate te Bernjakut, ndersa ne pikat e tjera do te nise ne fund te vitit.

Eshte njoftuar nje dite me pare, nga zyra e Perfaqesueses se Larte te BE-se per kontaktet e Catherine Ashton gjate dites se djeshme me kryeministrin e Serbise dhe ate te Kosoves, ne kuader te nje dialogu dypalesh. Thuhej ne komunikaten per shtyp se, gjate bisedimeve u rishikua progresi i bere ne kuadrin e zbatimit ne fushen e Integrimit te Menaxhuar te Pikave te Kalimit dhe u diskutua per rruget e mundshme qe te adresohen te gjitha ceshtjet e lidhura me kete fushe. Gjithashtu behej e ditur ne komunikate se palet kane rene dakord qe bisedimet ne nivel ekspertesh te vijonin javen qe vjen.

Ashton, pasi ka theksuar angazhimin e BE-se per perspektiven europiane te Kosoves dhe Serbise, ftoi Dacic dhe Thaci,dy kryeministrat, per te vijuar dialogun per normalizimin e marredhenieve ne fillim te vitit qe vjen.

Similar Posts: