Gjirokaster, mediat lokale “legalizojne” punen e zeze

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Kontrolli ne nje radio-Televizion privat, gazetaret pa sigurime

Gjirokaster – Rreth nje jave me pare, zyra e Tatim Taksave gjate nje kontrolli te befasishem qe ushtruan prane nje radio-televizioni lokal ne Gjirokaster, konstatuan se 3 gazetare dhe 2 kameramane punonin ne pune te zeze prej vitesh.

Administratori i televizionit ne pronesi te tij, transmetonte vazhdimisht ne edicionet e lajmeve kronika denoncuese, sidomos ku behet fjale per punen e zeze.

Media e zeze…

“Te pakten pese punojesit e televizionit, nuk perfitonin sigurime shoqerore dhe shendetsore. Ishin “penalizuar” nga pronari, i cili derdhte kontribut vetem per dy punojes, per te maskuar realitetin”, shprehen burime zyrtare nga Tatim-Taksa.

Piro Nase, kryetar rajonal i Unionit te Gazetareve per qarkun e Gjirokastres, pershendet nderhyrjen e Tatim Taksave, ndonese me vonese, ndersa shpreson se konstatime te tilla te shtrihen ne cdo kompani private.

Sipas, tij shume here Unioni i Gazetareve ka reaguar ashper ndaj punes ne te zeze, qe operon ky radio televizion, e cila eshte shembulli i qarte i inofrmalitetit dhe persekutimit financiar qe u behen gazetareve dhe operatoreve.

Kjo media, per kryetarin e unionit, duhet te paguaj kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetsore per 10 vjet me radhe, te 10 gazetareve dhe operatoreve, qe kane punuar dhe punojne ende ne te zeze.

“Ky televizion mediatik i ka sjelle nje dem te konsiderueshme shtetit, si pasoje e mungeses se zbatueshmerise se ligjit “Per sigurime shoqerore dhe shendetsore”. Pronari nuk mund te fshihet pas gishtit, te perfitoje ndaj punes se ndershme te kolegeve tane. Keto metoda duhet te zhduken njehere e mire”, vijon Nase.

Nase thekson se asnje televizion lokal nuk ka te drejte te beje moral apo te denoncojme informalitetin e tregut te punes ne te zeze. “Sipas statistikave, rezulton se gazeteria eshte nje nga pese profesionet me te veshtira. Ne qofte se nje gazetar i televizionit “ALPO” kerkon ndihmen mjeksore, ai eshte i detyruar te paguje nga xhepi.

Me pak fjale, fati i gazetarit varet ne doren e administratorit. Ky eshte trup!”, shprehet i revoltuar Nase.

Informaliteti

Ne qytetin e Gjirokastres formaliteti i punes ne te zeze eshte legalizuar, ndersa institucionet e specializuara nuk ushtrojne kontrolle te vazhdueshme ndaj ketyre kompanive private, sidomos ne ndertim.

“Qindra puntore krahu qe vijne ne jug  te vendit nga Shqiperia e Mesme dhe Veriut, jane te detyruar te punojne ne maje te skelave, pa u paguar vjetersia ne pune. Vetem gjate ketij viti, kane humbur jeten 2 punetore ndertimi, ndersa 15 jane plagosur.

Fatkeqsisht te lenduarit nuk kane perfituar asnje qindarke nga Sigurimet Shoqerore, te gjithe punonin ne te zeze”, shprehet nje specialist i sigurimeve. I njejti zyrtar thekson se mospagimi i sigurimeve shoqerore dhe shendetsore ka efekt domino. Sipas tij, cdo individe mbi 18 vjec, eshte i detyruar te derdhe kontribut per te perfituar sherbime shendetsore dhe shoqerore.

“Te rrime shtrember dhe te flasim drejt. Vetem dhjete nga dyzete kompani private qe ushtrojne aktivitet fitimprures ne rrethin e Gjirokastres paguajne pak ose aspak”, pohon zyrtari.

Similar Posts: