Gjermania: Platforma s’e ndihmon Serbinë

Author: | Posted in Politics No comments

peter-blomeyerParashtrimi i kerkesave maksimaliste, ashtu sic beri dhe Serbia me platformen e saj per Republiken e Kosoves, nuk e ndihmon dialogun i cili eshte duke u zhvilluar mes Thacit dhe Dacic. Kete e ka deklaruar ambasadori gjerman ne Prishtine, doktor Peter Blomeyer, per Radio Kosoven. Ambasadori tha se te dyja palet qe te permbahen ne kornizat e dialogut qe percakton zonja Ashton, nga e cila ndermjetesohet procesi i bisedimeve.

Ai perseriti qendrimin qe ka Gjermania per t’u shperbere strukturat paralele serbe ne veri dhe Kosova te jete nje shtet sovran me kufij te paprekshem. Zedhenesja e Baroneshes Ashton,tha nje dite me pare se pozicioni i BE-se eshte prezantuar qarte ne konkluzionet e Keshillit te Ministrave.

Kocijancic deklaroi se ajo nuk ka asnje koment per platformen. BE e ka percaktuar qarte pozicionin e saj ne konkluzionet e Keshillit te dates 11 dhjetor. Ne keto konkluzione nuk eshte perkrahur krijimi i institucioneve paralele ne Republiken e Kosoves, nderkohe qe i kerkohet Prishtines per te trajtuar problemet e serbeve ne Veri. Vec kesaj, Bashkimi Evropian i ka kerkuar Kosoves dhe Serbise qe te trajtojne te gjitha ceshtjet te cilat kane te bejne me permiresimin e raporteve mes tyre.

Similar Posts: