Gjallerohet ekonomia Shqiptare

Author: | Posted in Economy No comments

Ekonima shqiptare ka njohur një gjallërim përgjatë muajit korrit. Të dhënat më të fundit të publikuara nga instituti i statistikave tregon për një përmirësim të bilancit tregtar në vend. Rritje kanë shënuar sërisht eksportet tregtare. Përgjatë këtij muaji u eksportuan 19,551 mln lekë mallra, me rritje 10.4 për qind në krahasim me qershor 2012 dhe rritje me 10.1 për qind në krahasim me korrik 2011.

Eksportet e produkteve vendase kanë njohur një rritje të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit 2012. Kryesisht janë eksportuar produktet bujqësore drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku në krye të listës janë Italia dhe Greqia.

Rritje kanë pasur edhe importet në vend. Që prej fillimit të vitit dhe deri më tani importet kanë shënuar rënie, duke dëshmuar se kërkesa për konsum të brendshëm ishte në rënie. Por sezoni turistik bëri që në vend të rritej kërkesa për produktet që nuk i mbulonte dot tregu vendas, duke shënuar një rritje të importeve.

Përgjatë muajit korrik Cj importuan 47,383 mln lekë mallra me rritje 2.6 për qind në krahasim me qershor 2012 dhe ulje 0.8 për qind në krahasim me korrik 2011.

Këto ndryshime në tregun e vendit kanë çuar në një përmirësim të bilancit tregtarë. Deficiti tregtar i këtij muaji është 27,832 mln lekë, duke shënuar një ulje prej 2.3 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 7.2 për qind krahasuar me korrik 2011.

Tregtia me vendet e BE së 66 për qind të totalit të bilancit tregtarë. Partnerët kryesorë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë ishte përgjatë korrikut 36.9 për qind, ndërsa me Greqinë është 7.8 për qind.

Nëngrupet

Eksporti i grupit “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 21.2 për qind, “tekstile dhe këpucë” u rrit 20.5 për qind, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 5.2 për qind. Eksporti i grupit “lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 10.7 për qind.

Importi i grupit “prodhime druri dhe letre” u rrit 24.5 për qind, “produkte kimike dhe plastike” u rrit 18.2 për qind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 8.7 për qind. Importi i grupit “lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 18.9 për qind.

Rënia e tregtisë, si nga importet, ashtu edhe nga eksportet i grupit “lëkurë dhe artikujt prej tyre” ka ardhur për shkak të stinës në të cilën kjo industri nuk lulëzon, por edhe për shkak të krizës së vendeve të BE-së, ku prodhuesit shqiptarë po humbasin tregjet e tyre të vjetër.

Mallrat e Akcizes

Në korrik 2012, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 8,002 milionë lekë, duke zënë 16.9 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me qershor 2012, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje 13 për qind. Kjopër shkak të shtimit të automjeteve të turistëve. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 75.4 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.

Lendet Djegese

Pjesën më të madhe të eksporteve shqiptare e kanë zënë lëndët djegëse si dhe hidrokarburet. Sipas INSTAT-it, eksportet e grup mallit “minerale, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 21% me bazë vjetore në rreth 40 miliardë lekë. Ky grupmall përbënte 33% të totalit të eksporteve në fund të muajti korrik, duke kaluar për herë të parë në sektorin më të rëndësishëm të eksporteve shqiptare.

Industria Tekstile

Industria tekslile e këpucëve po vazhdon të vuajë uljen e kërkesës nga partneret ndërkombëtarë, me  ritmet e rënies që janë përkeqsuar në raport me muajt e parë të vitit. Eksportet tekstile të  këpucëve ranë me 5% me bazë vjetore në 37.5 miliardë lekë, duke humbur vendin e parë në ‘ eksportet shqiptare sipas grupmallrave.

Ky grup i ka dëshmuar vështirësi në gjetjen e tregjeve te huaja per shkak te krizes qe ka zene vendet e Bashkimit Evropian.

Similar Posts: