Gjakove – Bresheri plumbash, nje i vrare dhe dy te plagosur

Author: | Posted in Kosovo News No comments

vrasjeNe nje nga restorantet e Gjakoves diten e sotme ka ndodhur nje ngjarje teper e rende, ku nje person ka gjetur vdekjen e menjehershme dhe dy te tjere jane plagosur rende. Sipas deshmitareve okulare zjarri eshte hapur nga tre persona te seksit mashkull.

Ne cilesine e proves materiale policia e gjakoves ka sekuestruar ne vendngjarje 38 gezhoja te kalibrave jo te njejte dhe shtate predha. Dy te demtuarit e tjere ndodhen ne spitalin rajonal dhe jane ne gjendje te rende shendetsore nga plaget e marra.

Policia ben te ditur se ka identifikuar autoret dhe ka arritur te veje ato nen pranga ne nje hark kohor shume te shkurter. Ne shtepite e te dyshuarve pas kontrollit te rrepte te policise eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje arme tip Kalashnikov i cili dyshohet se eshte perdorur ne vrasjen e viktimes dhe dy te plagosurve te tjere.

Nder te tjera nga ana e policise se qytetit te Gjakoves hetimet po vijojne per zbardhjen e kesaj ngarje teper te rende si dhe zbulimin e arsyes te cilen ka cuar te dyshuarit ne ekzekutimin e te ndjerit dhe plagosjen e dy te tjereve.

Similar Posts: