Gazetari i “TCH” pengohet në kufirin grek

Author: | Posted in Social No comments

Shpallet i rrezikshem per sigurine kombetare Greke gazetari i Top Channel Marin Mema i cili per kete arsye pengohet te hyje ne territorin Grek. Pasi do te kalonte ne territorin Grek nga pika kufitare e Qafe-Botes atij iu komunikua nga policia greke se i ndalohet hyrja per ne shtetin fqinj sepse cilesohet person me rrezikshmeri te larte per sigurine kombetare ne Greqi.

Ky vendim qe i eshte dhene gazetarit te Top Channel lidhet me emisionin e realizuar prej tij “Shqipëria Tjetër” i cili i kushtohet ceshtjes kombetare shqiptare, te cilat jane tema qe i perkasin trashgimise se cameve ne vendin fqinj ne fshatrat, argëlliç, Gumenicë dhe në Filat.

Gjithashtu edh emisionit kushtuar Papa Kristo’s Negovanit dhe pasardhseve te tij ne fshatin Negovan, brenda territorit grek. I njejti veprim u ndermor disa muaj me pare ndaj gjyqtareve qe dhane vendimin per penalizimin e shtetasit Naum Disho, i cili drejtonte Degen Lokale te Omonias ne Korce i cili u akuzua per dhunimin e varreve ne fshatin Boboshtice.

Televizioni Top Channel do ti drejtohet zyrtarisht autoriteteve me te larta Shqiptare dhe atyre Greke ne lidhje me kete ceshtje per te kerkuar sqarimin e ketij incidienti te rende qe cenon jo vetem personalitetin e gazetarit, por edhe ate te nje shtetasi Shqiptar ne marrveshjet per levizjen e lire. Kete incident Top Channeldo ta beje prezent edhe ne Bruksel prane Komisionit per te Drejtat e Njeriut.

Menjehere kane qene reagimet e Aleances Kuq e Zi kreu Aleances Zi Kreshnik Spahiu denoi ashper dhe me indinjate te thelle sjelljen e autoriteteve Greke. Ne deklaraten e tij thuhet se “shtetasi shqiptar Marin Mema nuk u lejua të kalojë kufirin si rrjedhojë objektivitetin dhe profesionalizmit në ushtrimin e profesionit të gazetarit, e në përmbushje të misionit sublim të informimit të publikut”.

Reagimi tjeter erdhi nga PDIU te cilet gjithashtu shprehen indinjaten ndaj ketij incidenti, veprime te autoriteteve greke duke thene se shpallja “non grada” e gazetarit te Top Channel vjen si rrjedhoje e pasqyrimit prej ketij realiteti qe propaganda greke refuzon ta pranoje. PDIU kerkon reagim te menjehershem te qeverise Shqiptare nepermjet nje note proteste.

Similar Posts: