FSK-së iu shtuan edhe 33 “liderë luftarakë”

Author: | Posted in Kosovo News No comments

liderë_luftarakëSot, ne Ferizaj, ne Komanden e Doktrines dhe Stervitjes u certefikuan edhe 33 pjesetare te FSK-se qe kryen kursin e larte, per lidere luftarake. Moren pjese ne ceremoni Agim Ceku, ministri i FSK-se, komandanti i FSK-se gjenerallejtenant Kadri Kastrati, komandanti i KFT-se, gjeneralmajor Rrahman Rama, zevendes ambasadorja e SHBA-ve zonj.

Kelly Degnan, atasheu ushtarak i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Prishtine kolonel James Kott, gjeneralet e FSK-se, Zymer Halimi, Nazmi Brahimaj, Enver Cikaqi, kolonelet: Blake storey, Eoicik, komndanti i BSHL-se, ne Bondstel si edhe ushtarake dhe oficere te KFOR-it dhe FSK-se.

Agim Ceku, ministri i FSK-se, e quajti kete moment si nje sukses te madh te FSK-se, ne ngritjen e korit te liderit luftarak, i cili eshte baza kryesore e te gjitha ushtrive moderne. Ai e cilesoi kete trajnim si nje ngjarje te rendesishme, sepse si nenoficere te pergatitur i shtohen radhes se sukseseve, qe FSK-ja ka arritur gjate 2012-es, dhe se trajnimi i tyre eshte kryer nga instruktoret tane si dhe ne bashkpunim te ngushte me miqte amerikane.

Kursi u mabjt mbi dokrtinen Amerikane dhe e tregon qarte faktin se FSK-ja eshte e pergatitur dhe e gatshme per detyra te tjera shtese.Ai ka thene se FSK-ja ka edhe 33 nenoficere luftarake te cilet jane te pergatitur per misionet qe do te kerkohen. Kolonel James Kott, ne emer te Ambasadores se SHBA-ve, Jacobson dhe Admiralit Stavridis, Komandantit te komandes Evropiane, iu drejtua nenoficereve duke e lexuar fjalimin ne shqip.

Nje detyre thelbesore e cdo ushtrie eshte formimi i korpusit te nenoficerve te cilet jane te tranjuar dhe te pergatitur. Ne ndjehemi teper krenare qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes luajten nje rol te rendesishem per formimin e sigurimit, dhe qe sot FSK-ja ka ne radhet e saj 33 nenoficere te cilet jane te tranjuar rishtazi dhe te pergatitur ne menyre perfekte per udheheqjen e tranjimit te skuadrave, togjet dhe kompanite e tyre perkatese.

Por mbi te gjitha ajo qe duhet te theksoj eshte se ne ndjehemi akoma me krenare qe kursi ka perfshire nje pjesemarres rajonal, Shqiperia. Ajo qe ne presim te marim eshte vlersimi i pasveprimit i nje ekipi te tonin per Forcen e Sigurise se Republikes se Kosoves.

Ky tranjim teper i vlefshem dhe i rendesishem per vendin tone eshte bere i mundur nepermjet Fondit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe per financimin e ushtrive mike te kordinuara nga ekipi i Zyres per bashkepunimin e Mbrojtjes, ka deklaruar Ministri Agim Ceku, ne emer te Ambasadores Amerikane dhe Admiralit.

Nderkohe Komandanti i KDS-se, Enver Cikaqi i cili eshte gjeneralbrigade e ka quajtur nje sukses tjeter lemin e stervitjeve duke perfunduar kete kurs, i cili ishte nje nder kurset me te avancuara qe jane mbajtur ndojehere deri ne ditet e sotme ne KDS.

Ne fund te ketij organizimi ministri Ceku sebashku me Komandant, Kastratin, zevndes ambasadoren Degnan, atasheu ushtarak kolonel Kott, gjeneral Rama dhe gjeneral cikaqi i kane dhene kadeteve me te mire mirenjohje dhe motivacion ne arritjen e rezultateve te kryerjes te ketij kursi te larte per Lideret Luftarake.

 

Similar Posts: