Forumi, dialog per te ardhmen

Author: | Posted in Albania No comments

EDI_fourmiPs i beri nje analize te gjate dhe te thelluar, nga forumi kombetar “Dialog per te Ardhmen”, situates social-ekonomike, ne te cilen ndodhen shqiptaret sot, si edhe njekohesisht rrugezgjidhjeve qe ofron qeverisja e neserme socialiste.

Si fillim u soll nga kreu i Selise Roze E.Rama, panorama e verferise ne te gjithe vendin, duke theksuar zonat ku ka dale fituese PD, per te cilen fajesoi pergjysmimin deri ne ndalim te rritjes ekonomike.

Rama tha se me shume se gjysma e pasurise sot zoterohet nga me pak se 5% e te gjithe atyre qe kane depozita bankare. Ai gjithashtu tha se duke pare polarizimin e rajonave, varferia eshte me e thelle aty ku PD merr mandatet me te shumta.

Varferia nuk eshte aleate e opozites, varferia eshte nje kale mbi te cilin qeveria kaleron lirisht permes frereve te korrupsionit dhe te presioneve qe jane shume me te lehta aty ku ka varferi sepse aty edhe frika kallet me shpejt” shton Rama.

Reduktimi i varferise kerkon punesim, keshtu qe rruga e vetme per te dale nga kjo situate eshte nje model rritjeje me punesim dhe sfida kryesore e se nesermes eshte punesimi real, thote Rama.

Ai gjithashtu ka folur edhe per projektet e PS te cilat lidhen me uljen e varferise dhe ndihmen ekonomike.Kreu i PS thote se ajo qe ata synojne ne mandatin e pare te qeverisjes se tyre, eshte pergjysmimi i varferise dhe se ata duke u kthyer ne nje program riintegrimi social, do te ndryshoje ne thelb programin e ndihmes ekonomike.

Edi Rama ka shpjeguar mekanizmin e sotem te taksimit nepermjet nje grafiku, per te cilin tha se eshte e domosdoshme te ndryshoje.Duke pare nje rast 50 mije euro duhet te paguaje tatimin mbi te ardhurat 10%, 250 mije euro gjoba, ne fund fund taksa reale shkon 60%.

Keshtu qe ne ne vend qe te flasim per sistemin e takses progresive ne vend te takses se sheshte, po flasim per nje taksim te ndershem ne vend te taksimit te sheshte, shprehet kryesocialisti.

Similar Posts: