FIFA vendos: Kosova ndeshje miqësore

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka vendosur qe te lejoje Republiken e Kosoves te luaje nje ndeshje miqsore futbolli, por i ka vendosur disa kufizime. Ne kete vendim te Komitetit te FIFA-s i cili eshte mbeldhur diten e premte ne kryeqytetin e Japonise, Tokio, eshte thene se futbolli ne Kosove per te rinjte, amatore, skuadrat e femrave si dhe Klubet e Superliges se Republikes se Kosoves do te mund te luajne ndeshje miqesore me skuadrat e tjera, por jo perfaqsuesja e pare.

Republika e Kosoves nuk eshte anetare e FIFA-s, dhe qe Federata e Futbollit ne Kosove te anetarsohet ne  organizimin nderkombtar te futbollit si fillim duhet qe shteti i Kosoves te jete anetare e OKB-s, pikerisht ashu sic parashikohet ne statutin e FIFA-s.

Ne 21-maj ne takimin e ketij viti FIFA si fillim ka miratuar kerkesen qe Kosova i ka cuar per te zhvilluar ndeshje miqesore dhe pa kushtezime, por ishin protestat e federates serbe te futbollit si dhe kreut te UEFA-s, Michelle Platini, ky vendim eshte pezulluar dhe u kerkua nje vendim me specifik nga FIFA.

Federata e Futbollit se Kosoves e beri te qarte kerkesen e saj se nuk po kerkonte nje anetarsim, por ajo qe kerkonte ishte thjesht te lejohesh te zhvillonte takime miqesore nderkombtare me vendet qe kane njohur Republiken e Kosoves si nje shtet sovran dhe te pavarur.

Kjo kerkese e cila u dergua ne zyrat e FIFA-s eshte mbeshtetur edhe nga nje peticion i sportisteve te Shqiperise si Lorik Cana, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Fatmire Bajramaj si dhe Valon Behrami.

Similar Posts: