“FIFA duhet ta dijë se Kosova ka 20 -vjet qe nuk e pyet Serbine”

Author: | Posted in Culture No comments

Fadil_VokrriFadil Vokrri, President i Federates se Futbollit te Kosoves, ka deklaruar diten e shtune se vendimi qe u dha nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s per ceshtjen e Kosoves eshte teresisht i papranueshem.

Gjate dites se enjte mberriti ne sekretarin e FFK-se nje shkrese zyrtare nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, e cila kishte nje vendim nga KE te FIFA-s per modalitetin e zhvillimeve te ndeshjeve miqsore dhe nderkombtare per Republiken e Kosoves.

Informacioni ne kete shkrese zyrtare te derguar nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ishte krejtesisht i ndryshem ne permbajtjen e saj duke iu referuar njoftimit te pare zyrtar i cili u publikua ne web-site-in e FIFA-s, ku kane pasur rastin ta shohin te gjithe opinioni publik.

Nderkohe ne shkresen tjeter zyrtare e cila iu eshte derguar Federates se Futbollit te Kosoves, ne te thuhet se Kosoves tashme i lejohet zhvillimi i ndeshjeve me grup-moshat e reja. gje e cila nenkupton U-15 – U-21-23, klubet e futbollit si dhe perfaqsuesen e femrave, vetem jashte Kosoves dhe pa pasur simbole shteterore, Himin i Flamurit te cilin FIFA do qe te zevendesoje himni i flamurit te FIFA-s.

Kjo shkrese e derguar nga FIFA ne sekretarin e Federates se Futbollit te Kosoves per Vokrrin eshte teresisht ofenduese dhe e papranueshme. Ne fjalen e tij per shtyp ai ka thene se heqja e atributeve te shtetit te Republikes se Kosoves ne asnje rrethane dhe ne asnje menyre jane te papranueshme dhe aq me shume i papranueshem eshte dhe vendimi i KE-se te Komitetit Ekzkeutiv te FIFA-s per moslejim te zhvillimimeve te ndeshjeve brenda Republikes se Kosoves pa nje konsultim paraprak me Federaten e Futbollit te Serbise.

“Shkresa e mberritur ne sekretarine tone te Federates se Futbollit te Republikes se Kosoves dhe vendimi i marre nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s per ne eshte ofendues dhe i papranueshem. FIFA duhet ta kete te qarte dhe ta dije mire se Republika e Kosoves nuk pyet Serbine prej me shume se njezet vitesh.

Republika Serbe nuk mund te pyetet per asgje persa i perket ceshtjeve te brendshme te Republikes se Kosoves dhe me kete rast ne fjale as per futbollin e Kosoves”, ka deklaruar per KosovaPress, Vokrri duke theksuar me tej per FIFA-n se futbolli ne Kosove ka me shume se 20 vite i cili vepron i pavarur dhe Kosova tashme eshte nje shtet sovran dhe i pavarur qe prej 5 vjetesh i njohur zyrtarisht nga me shume se 98 shtete dhe nder to shete shume te fuqishme dhe anetare te OKB-se.

Drejtori i Federates se Futbollit te Kosoves ka thene se nuk e ka pritur asnjehere nje vendim te tille dhe ai beson se shum shpejt ky vendim i papranueshem do te bejere poshte po nga vete ato qe e zyrtarizuan.

“Po eshte mese se e vertete nuk e ka pritur kurre nje vendim te tille nga Komiteti Ekzekutiv por megjithate ne te gjithe nuk do te qendrojme duarkryq. Pres qe te keshillohem edhe me keshilltaret e jashtem dhe jam shume i bindur se ky vendim i FIFA-s shume shpejt ka per tu shfuqizuar”, theksoi me tej Vokrri.

Nder te tjera ai shtoi se diten e djeshme ka biseduar me presidentin e FIFA-s, zotin, Sep Baltter dhe sipas Vokrrit ai ka marre nje premtim nga njeriu i shtepise me te madhe te futbollit dhe se do te nderhyje tek vendimi i FIFA-s per ta ndryshuar ate.

“Une fola gati gjysem ore me ane te telefonit me presidentin e FIFA-s zotin, Blatter dhe i kam shfaqur atij protesten tone dhe pakenaqsine per kete modalitet. Zoti Blatter me premtoi se ky vendim qe eshte marre nga FIFA do te ndryshoje shume shpejt”, ka perfunduar fjalen e tij per shtyp Vokrri.

Similar Posts: