Felaj: Berisha vë nën kontroll SHISH-in, injoron SHBA-të

Author: | Posted in Politics No comments

Partia Socialiste u shfaq sërish dje përpara opinionit publik, duke i rikujtuar atij vitin e mbrapsht të 1997. Kështu, ndalur në dekretin e Presidentit Nlshani pët drejtimin o ShISH – it, sociallstët kanë zgjedhur që ta krahasojnë situatën aktuale në vend me atë të ’97-s.

Një krahasim ky i iniciuar nga kreu i PS-së Edi Rama, ka nisur të jetë tashmë prezent pothuajse çdo ditë nga përfaqësuesit e tjerë të kësaj partie. E njëjta frymë u përcoll dje dhe nga deputetja e PS-së Ermonela Felaj, e cila nuk kurseu gjuhën e akuzave ndaj drejtuesve të mazhorancës qeverisëse.

Ndërkohë që sipas PS-së kjo situatë vështirësohet dhe më shumë, kur vendimet e saj kjo mazhorancë i merr pa u konsultuar as më faktorët e brendshëm e as ata të jashtëm, përfshirë këtu aleatin strategjik, SHBA-të. “Pasi nuk reshti së foluri për javë të tera, duke shpifur dhe gënjyer në kurriz të opozitës për kufizimin e imunitetit, Sali Berisha ka dy ditë që hesht.

Hesht teksa’dje shërbëtori i tij Bujar vërtetoi të gjitha dyshimet e opozitës. Dje Presidenti i pushoi se qeni i tille kur pa asnje medyshje plotesoi enderren e Sali Berishes per te vene sherbimet sekrete nen kontroll, njesoj si ne vitin e mbrapsht 1997”, – vuri ne dukje Felaj gjate reagimit te saj mbi nje vendim te tille.

Madje, ne kete gjuhe perfaqsuesja socialsite vijoi te risjelle ne kujtese ngjarjet e ketij viti, duke permendur dhe emrin e te ndjerit Gazidede. “Nuk ka Shqiptar qe te mos kujtoje makabritetet e SHIK-ut te Gazidedees, qe per te mbajtur me pahir Saliun ne pushtet dhunoi, plagosi e vrau qindra shqiptare te pafajshem.

Dje Bujar Nishani na ktheu pas në kohë, duke e rivendosur SHISH-in përsëri në duart e Sali Berishës, nën drejtimin e një njeriu të afërt me Gazideden, Visho Ajazin, ish-punonjësin e SHIK-ut të Gazidedes”, – u shpreh Felaj gjatë deklaratës së tij.

Në gjykimin e saj, vendimin e tij Presidenti Bujar Nishani e bëri pa mëdyshjen më të vogël, edhe pse e di mirë arsyen pse Saliu do ta ketë nën kontroll SHISH-in. E veç këtyre qëndrimeve në deklaratën e saj nuk munguan dhe disa pyetje, përmes të cilave PS-ja shprehu shqetësimin e saj mbi mënyrën se si po merren vendimet nga ana e shumicës qeverisëse.

“Si mund të justifikohet që 15 vjet pas përfundimit të erës së SHIK-ut të Gazidedes, kur Shërbimi Informativ Shqiptar ishte kthyer në një partner serioz të aleatëve tanë ndërkombëtare Sali Berisha dhe shërbëtori i tij Bujar e kthejnë edhe një herë SHISH-in në një vegël qorre të pushtetit?

Si mund te justifikohet që pas një debati dyvjeçar mbi rëndësinë e pavarësisë së Shërbimit Informitiv Sali Berisha dhe shërbëtori tij Bujar Nishani nuk pyesin për askënd, madje as nuk denjojne të këshillohen as me aleatin tonë më të rëndësishëm, SHBA-të?” – vlerësoi Felaj.

Partia Socialiste pas një mungese të gjatë në medie ka nisur odisenë e deklaratave të përditshme për shtyp. Kishte munguar, duke i trajtuar shqetësimet e saj në seancën parlamentare.

Ndërkohë që tani në daljet e saj publike, duke trajtuar problematikën e ditës, PS-ja jep dhe apëlin e saj, që me sa duket do të jetë lajmotivi i saj gjatë gjithë kësaj kohe deri në zgjedhjet parlamentare të 2013.

“Sot më shumë se kurrë çdo shqiptar duhet të bashkohet me opozitën për t’i dhënë vendit një rilindje të vërtetë shqiptare, ku qeveria do të punojë për qytetarët, jo për Familjen e kryeministrit, ku drejtësia do të jetë e pavarur, jo e gjunjëzuar para pushtetit”, – kjo është thirrja pothuajse e njëjtë e çdo përfaqësuesi të PS-së.

Në varësi të problematikes që do të trajtohet në deklaratën për shtyp, do të ndryshojë vetem fundi i këtij apeli.

Similar Posts: