Farmaceutika: Marrveshja Shqiperi – Kosove

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Shqiperia dhe Kosova lidhin marreveshje bashkepunimi ne fushen e farmaceutikes. Nepermjet kesaj marrveshje institucionet homologe te shendetsise nga Kosova dhe Shqiperia do te bashkepunojne, komunikojne, shkembejne informacione dhe eksperienca ne fushen e legjislacionit farmaceutik, kontrollit te cilesise se barnave, inspektimit te kushteve te mira te fabrikimit, farmakovigjilences dhe aktiviteteve te perbashketa shkencore, edukuese, informuese.

Gjate nenshkrimit te marreveshjes ministri kovovar Ferid Agani e ka vlersuar ndihmen e pakursyer qe Shqiperia po i jep sistemit shendetsor te Kosoves ne procesin e filluar te reformave dhe i ka vlersuar raportet si jashtezakonisht te mira.

Ndersa Ministri yne in shendetsise, Petrit Vasili, ka deklaruar se do te intensifikohet bashkepunimi ne fushen e perafrimit te legjislacionit ne fushen e farmaceutikes. 

Mjeksi: Rimbursohet medikamenti per pacientet

Personat qe vuajne nga leucemia tashme do te kene nje medikament te ri per trajtimin e semundjes se tyre ( i cili quhet “Tasigna”), medikament qe eshte perfshire ne skemen e rimbursimit.

Perfshirja e ketij medikamenti te ri  ne liste eshte vendosur nga komisioni per hartimin e branave te rimbursueshme gjate mbledhjes se fundit te zhvilluar tri dite me pare. Kete e pohon kryetari i Shoqates per Mbrojtjen e Pacienteve me leucemi, Shpetim Xhafa, i cili falenderon qeverine Shqiptare per kete vendim.

“Nga kontaktet e vazhdueshme qe kemi me organizatat simotra dhe autoritetet shendetsore ne vendet e zhvilluara europiane e dime fare mire se ky mjekim eshte nje hap i madh perpara per trajtimin e kesaj semundje”, – pohon Shpetim Xhafa, duke theksuar se per kete vendim jane te kenaqur jo vetem pacientet qe vuajne nga leucemia, por dhe te faermit e tyre, pasi kostoja e trajtimit e kesaj semdunje eshte teper e larte.

Similar Posts: