Epopeja e UÇK-së

Author: | Posted in Culture No comments

Epopeja_e_UCKPer here te pare ne historine e tij, me rastin e nderimit te Epopese se UCK-se, Kuvendi i Kosoves u mblodh per te manifestuar si cdo 5, 6 dhe 7 mars, pervjetorin e renies se heroit legjendar te UCK-se, Adem Jasharit dhe anetareve te tjere te familjes se tij. Himni i Kosoves ishte nisma e kesaj seance solemne e cila filloi si heret e kaluara, por deputetet e Levizjes Vetevendosje, nuk u ngriten ne kembe.Shume prej deputeteve te Komunitetit serb mungonin ne kete seance.Nje nga pjesemarresit me te rendesishem,ishte dhe kryeministri i Kosoves,Hashim Thaci i cili vleresoi se kapitulli me i madh i zgjerimit te UCK-se u hap nga renia e Jasharajve.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci deklaroi se renia e deshmoreve te familjes se Jasharajve hapi kapitullin e rritjes dhe zgjerimit te UCK-se. Me nje baze te gjere popullore UCK-ja ishte cilesuar si niveli me i larte i organizimit politiko-ushtarak qe ishte prodhuar ndonjehere nga levizja atdhetare e Kosoves. ”Me kete rast se 15 vjet pas duhet te reflektojme se cfare kemi realizuar dhe se cfare ka mbetur pa u bere, ndersa nderimi dhe perkujtimi i detyrohet nje ngjarjeje te madhe qe e solli shpalljen e pavarsise se Kosoves”, deklaroi z.Jakup Krasniqi.

Ai shtoi se hapja e faqes me te re te historise u solli atyre pavarsine e re te formalizuar nga parlamenti ne 17 shkurt 2008. Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, si propozuese e kësaj seance, deputeti Rexhep Selimi ka lexuar me radhë 57 emrat e Jasharajve që ranë në marsin e 1998-ës, ndërsa tha se nuk ka komb në botë që të ketë një Adem Jashari siç e kanë shqiptarët.

Deputeti i Levizjes Vetvendosje, si propozues i seances Rexhep Selimi lexoi plot 57 emra te fjamiljes se Jasharajve qe rane heroikisht ne mars te vitit 1998, gjithashtu tha se nuk egziston asnje komb ne bote qe te kete nje hero si Adem Jashari, sic e kane shqiptaret. Z.Selimi tha se popujt dhe kombet kane historite e tyre gjate se cilave bejne sakrifica te medha per lirine, por nuk ka komb qe te kete nje si Adem Jashari, dhe te kete nje familje si e tija. Nje numer i madh te ftuarish moren pjese ne kete seance solemne ku moren pjese familjare te deshmoreve dhe personalitete politike kulturore.

Adem Jashari nderohet me urdhërin e “Flamurit”

Adem Jashari, udheheqesi heroik i luftes se Kosoves, u nderua me urdherin me te larte, ate te Flamurit nga Presidheni i Republikes se Shqiperise, Bujar Nishani.

”Arkitekt dhe komandant i levizjes mbarepopullore per clirimin e Kosoves, i cili me shembullin e tij, deri ne flijim, frymezoi perpjekjet per liri e pavaresi per mbare popullin”, nje titull ky qe iu dha ish-komandantit te UCK-se. Murat Jasharit, nipit te Adem Jasharit iu dha nje dekorate, ne ceremonine e organizuarnga Presidenca ne kujtim te pervjetorit te epopese legjendare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Presidenti, Bujar Nishani tha se sakrifica komandantit Adem Jashari eshte nje simbol i qendreses dhe mbrojtjes se trojeve shqiptare nga spastrimi etnik. Ai deklaroi se sakrifica dhe sumblime, perkushtimi i Adem Jasharit dhe i te gjithe shqiptareve te Kosoves eshte ditet e sotme nje simbol i qendreses ndaj agresionit dhe genocidit, dhe asaj cka popujt ne te gjithe boten, ne te gjithe historine e tyre kane luftuar per ta fituar, lirine”.

”Dekorata e akorduar nuk nderon vetem Adem Jasharin, por edhe te gjithe pjesetaret e familjes Jashari te cilet kane rene per liri”, u shpreh ne nje deklarate te shkurter nipi i Adem Jasharit.

Similar Posts: