Ekspozita e flamujve në Kosovë

Author: | Posted in Culture No comments

Per 100 vite me radhe flamujt shqiptare kane ndryshuar nga njeri ne tjetrin ku i jane bashkengjitur elemente te ndryshem, por si perfundim njeri ka mbetur cdo here. Shqiponja simboli ne flamurin tone ka qene gjithmone ne flamuret e etapave te shtetit shqiptar, duke nisur qe nga shpallja e pavarsise 100 vite me pare, deri tek Principata e Vidit, gjate Republikes se pare dhe te dyte duke kaluar ne ate te Monarkise, Renies se regjimit Komunist e deri tek Ushtria Clirimtare e Kosoves.

Eshte hapur ne Prishtine stacioni i pare e ekspoxites e titulluar “Flamuj Shqiptare, nje itinerar historik nga viti 1912 deri ne 2012” te shtunen pasdite, kuratoret e se ciles jane Artur Lame dhe Artan Shkreli.

Artan Lame ka mundur te mbledhe mbi 30 flamuj te ndryshem te koharve dhe origjinale si dhe 50 foto ku disa prej tyre u shfaqen per here te pare ne histori ne Muzeun e Kosoves ne Prishtine. Kete ekspozite e ka organizuar Partia Socialiste e Shqiperise dhe eshte mbeshtetur nga Ministria e Kultures se Republikes se Kosoves dhe Asosiacioni i Komunave te Kosoves.

Publicisti Artan Lame ne fjalen e tij ka thene se shume breza shqptaresh te te dyja aneve te kufirit te cilet kane vdekur me enderren qe te mund te shikonin ose ndoshta te valevisnin nje flamur shqiptar ne keto vise.

Ne te gjithse se bashku sot ngreme jo vetem nje flamur por eshte nje salle e tere me flamuj shqiptare te te gjitha koheve, dhe ky eshte me shume se nje privilegj qe ne kete moment e kemi vetem ne dhe askush tjeter.

Ndersa Kryeparlamentari zoti Jakup Krasniqi njekohesisht edhe nje historian i shquar shqiptar tha se vlereson se flamuri shqiptar eshte dhe do te jete pjesa me e lavdishme e historise se gjithe shqipetareve.

“Ne po shohim nje shumellojshmeri flamuresh sot dhe ne qender te te gjitheve eshte nje shqiponje, por ngjyrat, format jane te ndryshme, dhe kjo na ben te kuptojme se sa e veshtire ka qene rruga e Shqipetareve ne vecanti, por akoma shume me e veshtire gjate gjithe ketyre 100-viteve”, deklaroi Karsaniqi ne fjalen e tij per shtyp.

Ndersa kreu i opozites ne Shqiperi Edi Rama ne fjalen e tij ka thene se te gjithe shqiptaret i ka bashkuar vetem flamuri pavarsisht se ku ata kane jetuar. “Ne mungese te nje atdheu real dhe te perbashket qe te bente te mundur te mblidhte te gjithe shqipetaret dhe ti merrte te gjithe brenda kufijve te vet, shqiptaret kane zgjedhur ndoshta nje subkoshience i cili eshte flamuri si atdheun e tyre ideal te bashkimit tone, pavarsisht kufijve dhe territorit te cilet kane qene te detyruar te jetojne pergjate 100-viteve,” tha ne fjalen e tij per shtyp kreu i opozites shqiptare Edi Rama.

Ai gjithashtu ka theksuar ne fjalen e tij me pas se shqiptaret kane nevojen te ndertojne se bashku prespektiven europiane dhe gjithashtu te ndertojne nje prespektive te perbashket per sigurine energjitike te tyre ne te dyja anet e kufirit gjithashtu edhe nje sistem doganor te perbashket mes dy vendeve tona.

Kjo ekspozite ne fjale e cila eshte vlersuar me pas si unike, do te qendroje hapur ne kryeqytetin e Kosoves edhe me datat, 11 nentor, 13 nentor dhe 14 nentor, me pas ajo do te zhvendoset ne Gjakove, me pas ne Vlore ku do te qendroje e hapur per 28 dhe 29 nntor.

Similar Posts: