Dy djemtë vrasin babain në banesë, nuk u dha pensionin

Author: | Posted in Social No comments

Një krim i rëndë është regjistruar mesditën e djeshme në fshatin Bardhoc të rrethit ë Kukësit ku 2 djem kanë vrarë me armë zjarri babain e tyre 74 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Sali Laçi, ndërsa autorë 2 djemtë e tij Avdi dhe Vexhi Laçi, përkatësisht 35 dhe 31 vjeç. Dy autorët e ngjarjes janë larguar menjëherë nga banesa e tyre ku kryen krimin, ndërsa u shpallën në kërkim nga policia.

Ngjarja

Mësohet se krimi ka ndodhur në shtëpinë e familjes Laçi, në kuzhinën e tyre, aty ku është gjetur edhe trupi i pajetë i 74-vjeçarit. Nga hetimet e para rezulton se mes babait dhe 2 djemve ka pasur debate të dhunshme, ndërsa më pas ai është qëlluar me pistoletë në banesën ku i rriti vetë 2 djemtë.

Menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga banesa, ndërsa forca të shumta policie kanë nisur kërkimet duke rrethuar fillimisht fshatin, për të bërë të mundur arrestimin e tyre. Sipas policisë, viktima ka një plumb në trupin e tij dhe ka qenë vetëm ajo goditje që i ka marrë jetën.

Burimet policore nga Kukësi bëjnë me dije se familja Laçi jetonte në mjerim të plotë. Në banesën gati të rrënuar jetonte vetëm viktima me të 2 djemtë e tij dhe se kushtet ekonomike ishin në skajet e mbijetesës.

Pista e parë e policisë për shkaqet që çuan në këtë vrasje kanë qenë pikërisht konfliktet për çështje lekësh, pasi i moshuari ka refuzuar t’u japë pensionin 2 djemve të tij. Ndërkohë blutë e këtij rrethi pas dëshmive që kanë marrë dhe nga banorë të zonës janë shprehur se 2 djemtë Laçi kishin probleme në shëndetin mendor dhe se kishin pasur dhe më parë precedentë dhune.

Similar Posts: