Dhoma Amerikane i ankohet Berishës

Author: | Posted in Albania, Economy No comments

Dhoma_Amerikane-TregtiaPer te permiresuar klimen e biznesit ne vend, Dhoma Amerikane e Tregtise i ka kerkuar Sali Berishes te shqyrtoje disa kerkesa.

Presidenti i Dhomes Amerikane te Tregtise tha se kryministri ka qene i vetmi i cili iu pergjigj fteses per komunikim, pas disa perpjekjesh te deshtuara per t’i diskutuar keto lloj problemesh me nivele te caktuara te amdinistrates.

Per shkak te sjelljes abuzive te administrates tatimore dhe nga mungesa e dialogut mes biznesit dhe qeverise, eshte demtuar klima e biznesit ne vend thone perfaqesuesit e ketij forumi.

Presidenti i DHAT, David Anderson deklroi se nje fushate e ashper e zyres se taksave eshte vene re atje ku ndryshohet vazhdimisht interpretimi i zbatimit te ligjeve nga inspektoret e taksave, duke perfshire gjithashtu edhe gjoba te medha te nje aktiviteti per te cilin jane kryer me pare inspektime.

DHAT ka shembuj te cilet tregojne sjelljen joprofesionale te inspektoreve te taksave, te cilet vendosin gjoba pavaresisht se bizneset i kane kryer pagesat sipas ligjit ekzistues. Nje situate e tille eshte shume larg premtimit per t’u krijuar nje klime e qendrueshme per biznesin, vazhdon Anderson.

Berisha i ka pranuar kritikat si te verteta pasi trajtoi me radhe ceshtjet e ngritura. Shefi i qeverise ka premtuar se do te zgjidhen shqetesimet e biznesit, duke vene ne dukje masat qe jane marre per te lehtesuar pengesat burokratike per te. Ai theksoi vecanerisht zgjidhjen e intensifikimit te dialogut dhe rishikimin e mekanizimit disbursues per TVSH-ne.

Kryeministri, persa i perket sjelljes se tatimoreve, ka pranuar se bejne padrejtesi, por ai mendon se rruga me e drejte per te zgjidhur mosmarreveshjet eshte gjykata, nderkohe qe qeveria vazhdon me thjeshtimin e procedurave per te shmangur korrupsionin.

Berisha deklaron se eshte e pamundur te kete mbrojtje te plote nga arbitrariteti i autoritetit tatimor, por megjithate ka nje sistem ku shqurtohen ankesat i cili do te vazhdoje te permiresohet. Nuk mund te jete ndryshe thote ai, vecse konsolidimi dhe reformimi i pushtetit ligjor si dhe i institucioneve te tjera.

Meqenese forcimi i biznesit dhe liria ekonomike jane te vetmet rruge te cilat mbrojne Shqiperine nga kriza ekonomike, tha Berisha, do te vazhdoje te marre vendime qe ndihmojne ne permiresimin e klimes se biznesit.

Keto jane kritikat e Dhomes Amerikane te Tregtise:

1: Dialogu i munguar me qeverinë;
2: Mungesa e konsultimit të ligjeve me biznesin;
3: Arbitrariteti tatimor dhe fushata e gjobave;
4: Rimbursimi problematik i TVSH-së.

Similar Posts: