Dështon ceremonia e përurimit shkaku Fatmir Limaj

Author: | Posted in Social No comments

Shtyhet perurimi i segmentit te peste te autostrades “Ibrahim Rugova” ne Kosove per shkak te protestave lidhur me Fatmir Limajn. Kane qene me qindra ish-luftetare te UCK-se te cilet jane mbledhur ne Gjurgjice.

Ish-ushtaret kane kerkuar qe deputeti njekohesisht ish-bashkeluftetari Fatmir Limaj te lirohet menjhere ku ndaj tij iu eshte dhene masa e arrestit me brugim diten e shtune ne lidhje me ceshtjen “Klecka”.

Protestuesit e shumte kane arritur te hipin ne foltore gje e cila ka bere te pamundur vazhdimin e ceremonise ne oren 10 te mengjesit. Ndersa autokolona e Kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci eshte nisur drejt Prishtines, por edhe autokolona e Kryeministrit Shqiptar Sali Berisha mesohet se eshte larguar me helikopter.

Mbas kesaj ngjarje e cila ishte planifikuar te mbahej me rastin e 100-vjetorit e pavarsise se Shqiperise, ka qene i menjehershem reagimi i Qeverise se Kosoves. “Anullimi i ceremonise ka ndodhur per shkak te nderhyrjeve se nje grupi qytetaresh te pandergjegjshem te cilet kane demoluar vendin ku duhet te mbahej ceremonia”, eshte thene ne Komunikaten per shtyp nga Qeveria e Kosoves, e cila njekohesisht ka falenderuar qytetaret e tjere te shumte te cilet kishin ardhur per te festuar perurimin e autostrades.

Gjithashtu Qeveria e Kosoves ka shtuar se u kerkon mirekuptim per nderprejren e ceremonise Kryeministrit te Shqiperise Sali Berishes, presidentes Jahjaga, ambasadores amerikane ne Kosove, Tracery Jacobson dhe shume te tjereve te pranishem.

Similar Posts: