Deputeti i FRD-se, Oketa, kritika PD e PS

Author: | Posted in RTK LIVE No comments

Deputeti i partisë “Fryma e Re Demokratike”, Gazmend Oketa, tha dje se seanca e parlamentit për heqjen e imunitetit ishte një lojë e dy partive kryesore në vend, PD-së e PS-së. Ndërsa ideja e Kryeministrit për referendum për të ishte thjesht për konsum publik.

“Fatkeqësisht, për afro tetë orë qytetarët shqiptarë ndoqën një shfaqje tjetër të shëmtuar të radhës në Kuvend. Panë një lojë tietër midis dy forcave të vjetra, PD-së dhe PS-së, të cilat bënë një debat pa asnjë lloj rezultati, çuan seancën në një shou tjetër të radhës, kur vetëm jo më larg se sa dy javë më perë, po këto dy forca gjetën konsensusin për të votuar Kodin Zgjedhor, duke shkelur hapur parimin kushtetues të barazisë së votës.

Unë nuk besoj se ky referendum do të mbahet. ishte nië bllof i radhës për të shtyrë debatin politik dhe për t i bërë palët të nisin një sherr të ri lidhur rne statusin e vendit kandidat, duke hequr vëmendjen nga pfoblemat e përditshme të qytetarëve shqiptarë”, – tha Oketa.

Ai deklaroi edhe një herë votën e tij pro heqjes së imunitetit. “Në çdo rast që Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet dhe do të votojë kufizimin e imuniteteve vota e FRD-së do të jetë pro”, • tha deputeli i FRD-së.

Gjithsesi, ai nuk përjashton faktin se kjo mund të përdoret nga qeveria aktuale për te goditur opozitën dhc kundërshtarë të tjerë politke. “Fatkeqsisht ne realitetin politik shqiptar teper te tensionuar, cdo skenar eshte i mundshem.

Shqiperia tashme duket se eshte nje republike parlamentare vetem ne leter, pasi praktikisht ajo nuk funksionon si e tille.

Kodi zgjedhor, i miratuar ne vitin 2008 dhe i arnuar ne vitin 2012 e ka shenderruar qofte sjelljen politike te mazhorances, qofte te opozites. Rruga per ne kuvend nuk kalon me nga votuesit Shqiptare, por kalon nga kryetaret e partive” – ka deklaruar Oketa per nje te perdicme shqiptare.

 

Similar Posts: