Deputetët e PS-së në biseda me përfaqësues të biznesit

Author: | Posted in RTK LIVE No comments

Deputetët socialistë vijojnë takimet me tregtarë të kryeqytetit. Stacioni për ditën e djeshme ka qenë njësia bashkiake nr.8. Ishte deputeti dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Sajmir Tahiri, i shoqëruar nga kryetari i PS-së për njësinë nr. 8 Ervin Bushati dhe të zgjedhur socialistë në pushtetin vendor që zhvilluan dje takime me tregtarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël në zonën e tregut te rruga “5 Maji”.

Përfaqësuesit socialistë janë interesuar për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet biznesi i vogël dhe kanë shprehur qëndrimin e PS-së lidhur me masat që duhen marrë për ta ndryshuar situatën e rënduar ekonomike të kësaj kategorie të popullsisë.

Deputeti Tahiri në përgjigje shqetësimeve që ka marrë nga tregtarët është shprehur se gjithçka që ata deklaruan është në kontrast të dukshëm me atë realitet të rremë që përpiqet të ekspozojë Kryeministri.

“Ndërsa Kryeministri thotë se ekonomia jonë po lulëzon, se jemi vendi me rritjen ekonomike dyshifrore e kështu me radhë, përgjigje më të mirë sesa fjalët e tua nuk ka. Sepse sot t’i fut në xhep shumë herë më pak se ç’kishe më përpara fitime, sepse sot njerëzit blejnë shumë herë më pak nga ç’blinin më përpara. Por ekonomia e qytetarëve është ndryshe dhe ekonomia e Saliut është ndryshe”, – deklaroi Tahiri gjatë fjalës së tij.

Similar Posts: