Depardieu heq dorë nga nënshtetësia franceze

Author: | Posted in Culture No comments

Gerard_DepardieuKa vendosur te dorezoje shtetesine e tij Franceze pasi Kryeministri e ka kritikuar aktorin ne lidhje me shpernguljen e tij ne Belgjike. 

Gerard Depardieu, nje aktor i njohur francez, vendos qe te dorezoje shtetesine e tij franceze, pasi eshte kritikuar nga kryeministri per largimin e tij ne Blegjike, per t’u shmangur pageses se taksave. Depardieu ka fajesuar Parisin zyrtar sepse ndeshkoi “suksesin, talentin dhe krijimtarine”,ne nje leter te hapuar qe u publikua ne shtypin vendas.

Para nje jave, aktori 63-vjecar ka lajmeruar se do te zhvendoste banesen e tij disa kilometra larg kufirit francez, ne nje qyteze belge te Necinit. Pas disa ditesh ky veprim eshte cilesuar si i “turpshem” nga kryeministri Jean-Marc Ayrault.

Ne krahasim me taksen ne Belgjike, per ata qe fitojne nje milione euro ne vit, e cila eshte 50%, ne France, duke nisur nga viti i ardhshem, kjo takse do te rritet me ane te ligjit qe do te hyje ne fuqi, deri ne 75%.

Depardieu deklaron ne “Le Journal du Dimanche” se nuk pyet nese vendimi i tij do te aprovohet ose jo, por ai kerkon qe te pakten te respektohej. Aktori gjithashtu thote se perpara tij kane vendosur edhe shume te tjere per t’u larguar nga Franca, por askush nuk eshte ofenduar si ai.

Ai akuzon qeverine e presidentit Francois Hollande se eshte duke larguar te gjithe trurin dhe talentin nga vendi. Duke u nisur nga perllogaritjet e 63-vjecarit, del se ai i ka paguar 145 milione euro shtetit gjate jetes se tij.

Similar Posts: