Dëmtohen pikturat e Onufrit

Author: | Posted in Albania, Culture No comments

ONUFRI_ElbasanDisa nga afresket me te rendesishme shqiptare, te piktures post-bizantine, te bera me mjeshteri te rralle nga Onufri, jane demtuar rende per t’u grabitur.

Ne fshatin Valas te zones se Shpatit, ne rrethin e Elbasanit, kisha e ‘Shen Premtes’, eshte tentuar te grabitet nga persona ende te paidentifikuar, duke demtuar rende piktuart murale te mjeshtrit te madh, Onufri.

Kjo kishe, e ndertuar ne vitin 1540, permbante vlera te rralla kulturore te periudhes mesjetare shqiptare. Ne vendngjarje, nga forumi per Mbrojtjen e Trashgimise, mberriti Artan Shkreli, i cili tha se  demi i shkaktuar ishte i pallogaritshem. Shkreli duke krahasuar kete mjeshter te artit me Mikelanxhelon, deklaroi, se  persa i perket kultures shqiptare, ky ishte nje dem qe smund te riparohej.

Artan Shkreli i forumit per Mbrojtjen e Trashgimise deklaroi se kjo ishte kapela Sistine e afreskeve shqiptare. Nje nga veprat me te jashtezakonshme qe perfaqeson artin shqiptar ne vitet mesjetare dhe mbi kete baze u krijua nje pjese e kostumografise shqiptare te asaj kohe.

Deputeti i Partise Socialiste Auron Tare dhe njekohesisht aktivist i forumit per Mbrojtjen e Trashgimise, theksoi duke denoncuar kete demtim te rende, se ne nje vend europian perpara kesaj katrahure, ministri i kultures do te kishte dhene menjehere doreheqjen.

Auron Tare deklaroi se pritet reagim i menjehershem i Drejtorise se Trashgimise Kulturore per pushimin nga detyra personat pergjegjes per kete pune. Sikur te demtohej Kapela Sistine ne Itali, sipas tij ministri i cultures se ketij vendi do te kishte dhene vullnetarisht doreheqjen. Kjo kishe eshte grabitur dy here brenda nje jave, ne date 30 dhjetor 2012  dhe ne 5 janar te ketij viti.

Kristaq Shqau, kryetari i Komunes se Gjinarit, tha se ai vete kishte lajmeruar policine dhe e ka bere problem tek prefekti dhe Ministria e Kultures, pasi kjo kishe daton ne 1540. Tani specialistet te bejne c’eshte e mundur sepse sipas tij asgje nuk u be per t’a mbrojtur dhe pasojat ishin katastrofe.

Pervec skenave religjioze, pikturat murale, percillnin edhe aspektet e ndryshme te jetes se perditshme shqiptare duke bere keshtu nje revolucion ne pikturen kishtare. Ka qene e pamundur grabitja e ketyre afreskeve shumeshekullore, sepse nga goditjet faqet e murit jane therrmuar dhe sipas specialisteve punimet e kryera me fije kashte nuk mund te zhvendosen pasi ato shkatarrohen totalisht. Objekteve te kultit qe nga viti 2007, iu hoq mbikqyresi i cili paguhej nga shteti me tre mije leke keshtu, duke u lene ne meshire te fatit keto vlera te rralla kulturore nuk egzistojne me.

Similar Posts: