Deklarata e Daçiç përshëndetet në Prishtinë

Author: | Posted in Politics No comments

thaci-fjalimDeklarata e kryeministrit serb Ivica Dacic, u mireprit nga Prishtina zyrtare, ku thuhej se per dhjete vite qytetaret serbe jane genjyer me qendrimet e zyrtareve se Kosova eshte pjese e Serbise. Kjo deklarate u komenta te premten, vetem nga kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, te cilen e vleresoi si fjalim te vonuar, por qe ishte i nevojshem per institucionet dhe qytetaret e Serbise.

Thaci deklaroi se eshte nje mesazh i vonuar por qe e mirepret. Sipas tij ky mesazh u duhet percjelle institucioneve dhe qytetareve te Serbise. Eshte nje fillim i ri per lideret e Beogradit, dhe perkushtimit per njohjen de jure te shtetit Kosovar. Ai nenvizoi se kjo ngjarje po ndodh ne nje moment te rendesishem te qetesimit te marredhenieve midis shtetit te Kosoves dhe Serbise.

Sipas Hashim Thacit, megjithate institucionet e Kosoves nuk duhet ta percjellin me shume entuziazem kete deklarate, por thjesht me nje vleresim realist, duke vene re me teper sjelljen prakike te udheheqesve te Beogradit.

Kryeministri i Kosoves tha se serbet ne menyre qe te mos kerkojne ne vazhdim te cenojne shtetin e Kosoves, integritetin territorial te saj, qe te permbushet sa me shpejt te jete e mundur shperberja e te gjitha strukturave ilegale te sigurise dhe te nise funksionimi i te gjitha institucioneve te drejtesise sipas ligjeve te Kosoves. Ai shtoi se duhen organizuar gjithashtu sa me shpejt zgjedhje te lira ne veri sipas ligjeve te Kosoves.

Ne qeverine e radheve te komunitetit serb, zevendesi i Thacit, Sllobodan Petrovic, u shpreh se ajo qe ka transmetuar Dacic eshte nje mesazh qe te gjithe e dine, sidomos serbet qe jetojne ne Kosove, nderkohe shtoi se kjo deklarate eshte nje gje pozitive ne procesin e dialogut.

Petrovic deklaroi se ne te vertete kryeministri i Serbise Ivica Dacic tha se shumica e dine mire, ne vecanti serbet qe jetojne brenda territorit kosovar. Per ta, asgje nuk eshte e re, vetem deklarata e Ivica Dacic e ben dicka te re, dhe qe ka shume rendesi.

Ai qendron plotesisht i vetedijshem se nuk eshte dicka aspak popullore per kryeministrin e Serbise, por figura e nje shtetasi ideal qe per cdo rast problematik eshte munduar qe t’a zgjidhe, sepse nese ata vete nuk jane ne dijeni per problemet ne Kosove atehere nuk kane mundesi per t’i zgjidhur ato. Kjo deklarate eshte nje shenje e mire per dialogun e ardhshem midis ketyre dy shteteve, i cili mund te mbahet ne nje nivel te larte dhe ne kete format. Kryeministri serb Ivica Dacic, eshte zyrtari i pare shteteror i Serbise qe ben nje deklarate te tille.   Per me shume informacione te tilla vazhdoni ketu: http://www.gazetashekulli.org/ 

Similar Posts: