Dëbora mbulon Kosovën

Author: | Posted in Social No comments

Gjate paradites te se henes debora ka zbardhur territorin e Kosoves. Pas nje moti te qendrueshem, kryesisht me temperatura qe arrin deri ne 15 grade, qytetaret e Republikes se Kosoves mesa duket dhejtorin e ketij viti do ta kalojne me nje mot te ftohte dhe me reshje debore.

Reshjet e debores kane bere qe temperatura te shenoje ulje deri ne 5 grade. Moti i ftohte ka shenuar edhe aksidentet e para ne komunikacion kjo si pasoje e pakujdesise se drejtuesve te automjeteve.

Baki Kelani, zedhendes i Policise se Kosoves ka konfirmuar se ka ndodhur nje aksident ku kane humbur jeten tre persona dhe dy te tjere jane lenduar rende ne qytetine Ferizajt.

Ndersa Policia e Kosoves ka konfirmuar se per shkak te mos mbajtjes se distances gjate qarkullimit ne magjistralen Prishtine-Peje ka ndodhur nje tjeter aksident mes pese automjeteve dhe per pasoje jane lenduar rende nente persona ku me pas jane derguar per te marre trajtim mjeksor.

Duke filluar nga rrethanat e ndryshimit te motit si dhe veshtirsite te cilat krijohen ne qarkullim te automjeteve si pasoja te shirave, mjegulles, eres se forte, ngricave dhe debores, Departamenti i Komunikacionit prane DPP-se ka marre menjehere masa ne perforcimin e sherbimit te Policise ne Komunikacion Rrugor ne te gjitha akset e vendit, duke perfshire edhe autostradat.

Policia e Kosoves ka deklaruar se te gjitha akset rrugore do te jene te mbuluara nga njesite rajonale te komunikacionit ku te cilat do te ushtrojne kontrolle te vazhdueshme ne pajisjen e automjeteve me goma dimerore si dhe zinxhire ne akset ku eshte i nevojshem perdorimi i tyre, gjithashtu edhe per respektimin e normave te shpejtesise se lejuar dhe pershtatja e kusheteve te rrugeve.

Masa te tjera preventive do te ndermerren edhe ndaj shofereve ku te cilet jane te detyruar te perdorin drita per ndricim te rruges si dhe dritat e mjegulles ne raste te zvogelimit te shikueshmerise.

Ajo qe Policia e Kosoves ka kerkuar nga te gjithe drejtuesit e automjeteve eshte qe te respektojne shenjat e qarkullimit rrugor, t’u pershtaten kushteve atmosferike, si dhe te perdorin zinxhiret gjate levizjes ne akset ku bora dhe nrgicat jane te pranishme.

Similar Posts: